Lajme
Një podcast që na përket të gjithëve
Në podcastin e tij, Kristjan Morina trajton tema mbi integrimin, migrimin dhe diversitetin
“Gut Integriert ” titullohet podcasti i shqiptarit në Vjenë, Kristjan Morina, i cili çdo ditë e më shumë po pëlqehet nga të rinjtë në Austri dhe me gjerë. Në podcast-in, të cilin e ka filluar tashmë dy vjet e gjysmë, ai diskuton tema të cilat u përkasin personave me prejardhje migracioni, por edhe vetë austriakëve.
““Podcast”-in e fillova gjatë muajit prill të vitit 2021 ndërsa ishim të gjithë të mbyllur nga pandemia. Po flisja me një mik në telefon për shëndetin mendor, bënim shaka se si prindërit shqiptarë, por dhe familjet e tjera të huaja nuk mund ta kuptojnë kur ke probleme mendore. Nëse i thoni nënës suaj se jeni në depresion, ajo të thotë: “Shko, dil pak përjashta, merr pak ajër të pastër”, thotë ai për albinfo.at.
Kristjani që nga mosha 3-vjeçare është shpërngulur nga Kosova për të jetuar në Vjenë. Aty ai është rritur dhe shkolluar. Dy vjet e gjysmë më parë, Kristjani është shpërngulur për të zhvilluar karrierën e tij në Berlin. “Unë punoj për një start-up në Berlin dhe jam redaktor i sondazheve si dhe shkruaj anketa ditore për gazetat dhe portalet online në rajonin Gjermani, Austri dhe Zvicër”. Ndonëse jeton në Berlin, ai vazhdon të realizojë emisionin e tij me të ftuar kryesisht nga Austria.
“Emisionet e mia i regjistroj nga distanca, pastaj i montoj dhe i transmetoj”, shton ai.
“Podcast”-i trajton përplasjen kulturore që përjetojnë njerëzit, të cilët janë rritur me kultura të ndryshme. Podcast-i synon të sjellë përpara perspektivat pas migrimit dhe t’u ofrojë njerëzve të tjerë një platformë që krijon mirëkuptim dhe ndjeshmëri.
Vetë emri i podcast-it synon vulën “Gut Integriert” (I integruar mirë) që e kam dëgjuar shpesh vetë. “Unë dhe mysafirët e mi flasim për shumë tema. Përfshirë marrëdhëniet, temat tabu, punën, karrierën dhe shumë të tjera”, thotë ai për albinfo.at.
Por, ku mund të shikohen/dëgjohen këto podcaste, tregon Kristjani vetë:
“Podcast”-i mund të gjendet në shumë platforma të ndryshme në internet, duke përfshirë si: Spotify, Apple Podcasts, Deezer, Amazon Prime Music dhe gjithashtu platforma të tjera transmetimi. Emisionet publikohen çdo të dytën të enjte”, sqaron ai.
Shpesh fton edhe të rinj nga komuniteti shqiptar
Mysafirët për emisionin e tij, Kristjani thotë se i gjen kryesisht përmes rrjeteve sociale. “Shumica e dëgjuesve të podcast-it janë të rinj, femra dhe vetë emigrantë. Megjithatë, Kristjan shpreson që grupi i tij i synuar do të zgjerohet: “Realitetet e jetës së emigrantëve prekin edhe vetë austriakët”, beson ai.
Ai thotë se shpesh pjesë e emisioneve të tij janë edhe shqiptarë.
“Sigurisht, madje kemi shumë mysafirë shqiptarë. Ne flasim hapur për pritshmëritë e tyre, diskutojmë me të ftuarit për presionin e prindërve që ua bëjnë fëmijëve të tyre për t’u fejuar, martuar, pastaj flasim për temat tabu, mbi homoseksualitetin, feminizmin, integrimin, rritjen e fëmijëve dhe tema të tjera sociale që i hasin ata në përditshmërinë e tyre”, thotë ai.
27-vjeçari Morina thotë se aktualisht podcast-in e bën vetëm për hobi, por dëshiron që në të ardhmen atë ta bëjë edhe si punë profesionale.
E-Diaspora
-
Rita Ora pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards që pritet të...
-
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër
-
Ramë Dardania ekspozon në zemrën e qytetit të vjetër të Gjenevës, ‘Faces’, në La Galeri
-
Vlore Krug: Arsimi është më shumë se vetëm shkolla
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG
Jeta në Zvicër
-
Çfarë parashikohet për ekonominë e Zvicrës në 2025? Perspektiva pesimiste për ekonominë e Zvicrës në vitin 2025...
-
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër
-
Përzgjedhësi i Serbisë e lavdëron Granit Xhakën
-
Amir Saipi, zvicerani me origjinë kosovare, një nga portierët më premtues të futbollit zviceran
-
Ristrukturohet Migros Lucerne dhe Ticino, preken vende pune