Bota
Një sferë e vogël shpëton botën nga mungesa ujit
Kompania e cila prodhon sferën, Marine Tech pritet që të ketë 50 për qind rritje të kërkesës për ujin e freskët të pijshëm deri në vitin 2030
Një kompani franceze shpreson që të bindë botën që një sferë e pastër pak më e madhe se një metër në diametër është zgjidhje për krizën me ujë në botë.
‘Helio’ përdor rrezet e diellit për të distiluar ujin duke e avulluar atë nga shtegu i vendosur në mes të sferës, që mbledh ujin në majën e saj dhe më pas grumbullon pikat. “Në këtë sferë ka ujë nga deti që ngjitet lart. Avullohet dhe me nxehtësinë e diellit ngjitet në mure të sferës dhe pikat grumbullohen poshtë”, ka thënë Laura Stank, inxhiniere e projektit.
Kompania e cila prodhon sferën, Marine Tech pritet që të ketë 50 për qind rritje të kërkesës për ujin e freskët të pijshëm deri në vitin 2030, e shumë shtete qysh tani vuajnë nga mungesa e ujit.
Kreu i kësaj kompanie, Thierry Carlin ka thënë nga fabrika eksperimentale e ujit në bregdetin francez që aparati është i lirë dhe i qëndrueshëm derisa mund të punojë për 30 vjet dhe tashmë ka ngjallur interesim në qytetin pa karbon, Masdar.
Helio mund të trajtojë çfarëdo lloj uji të papërshtatshëm për konsumim, pohon kompania me nivel shumë të lartë të temperaturës në pjesën e lartë të saj e cila vret bakteret dhe insektet.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













