Integrimi
Një shqiptare me shoqen e saj bëhen temë e shtypit zviceran
Dy adoleshentet 14-vjeçare, njëra prej tyre shqiptare, pësojnë aksident në fillim të muajt prill derisa ia kishin huazuar veturën një pensionisti 75-vjeçar.
Adoleshentet thuhet se janë pjesë e një grupi, të cilat si “shpërblim” të seksit me para i kanë marrë plakut afro 300 mijë franka zvicerane dhe kanë bërë një jetë luksoze.
Në mbrëmjen e aksidentit vajzat kishin huazuar veturën tip Ford Focus nga plaku dhe donin të shkonin në diskotekën “Rinora 4” në Rumlang të Cyrihut.
Njëra nga vajzat, Melia S., kishte braktisur shtëpinë e saj dhe përkohësisht jetonte te shoqja e saj, Sara. Në një parking ato ushtruan se si duhej të vozitet vetura dhe si duhet të ndizen dritat sinjalizuese, pastaj vazhduan rrugën për në autostradë.
Hiqe këmbën nga gasi
Gazeta “Blick.ch” ka siguruar audio incizime, të cilat vajzat kanë zhvilluar gjatë udhëtimit dhe derisa e ulura pranë shoferes ishte duke telefonuar me një shoqe të saj, e qorton ngasësen e veturës. “Hiqe këmbën nga gasi, e kemi kaluar 200 k/h”, transmeton albinfo.ch.
Gjatë udhëtimit ato kishin fat dhe nuk u ndaluan nga policia në një kontroll rutinor.
Pas mbrëmjes ishin nisur për në Solothurn, ku kishin rezervuar një dhomë në hotelin “Romanda”, ndërsa vijuan me telefonata. “Nëse vdes, ju dua të gjithëve”, apo “Ne ishim pothuajse duke bërë aksident. Ne ishim duke rënë në një shtyllë. Të dua, mami”, ishin fjalët e xhiruara nga bashkëshoferja.
Sipas gazetës “Blick.ch”, është ende e paqartë nëse dy vajzat ishin të dehura apo jo. “Ne sapo vijmë nga Rinora”. Kemi konsumuar 70 horpa alkool”. Edhe plaku, pronari i veturës, i thërret vajzat i shqetësuar, duke i pyetur se a është gjithçka në rregull me to.
Rreth orës 5.30 të dy vajzat përplasen me një pemë, duke u munduar t’i ikin një patrulle policore. Vajzat problemore shpëtuan pa lëndime, ndërsa u dërguan në një shtëpi kujdesi.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike Në vazhdën tubimin elektoral me mërgatën shqiptare në Zvicër, Kryeministri në detyrë ndali veçmas te mbrojtja,... -
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ticino: Gjenden 40 kilogramë kokainë në makinën e serbit dhe italianes Gruaja 53-vjeçare shtetase italiane dhe burri 53-vjeçar shtetas serb po udhëtonin në drejtim të veriut në... -
Kishte kërcënuar me sulm në Eurovision në Bazel – Dëbimi i tij ngre pyetje -
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë










