Lajme
Një sondazh e nxjerr të padëshiruar Bidenin për një mandat tjetër për shkak të moshës
Në këtë kohë përplasjesh amerikanët duket se bien dakord në vetëm një çështje, Joe Biden është shumë i vjetër për të qenë sërish president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Edhe pse pak vite më i vogël, shqetësime të tilla nuk janë për rivalin republikan Donald Trump, i cili përballet me të tjera çështje të drejtësisë.
Një sondazh nga Qendra e Associated Press- për Kërkimin e Çështjeve Publike zbulon se pjesa më e madhe e publikut amerikan është çuditërisht i bashkuar se Biden nuk mund të qëndrojë më në krye të Shtëpisë së Bardhë.
Në sondazh, 77% e të anketuarve thanë se 80-vjeçari Biden është shumë i vjetër për të qenë efektiv edhe për katër vjet të tjera.
Jo vetëm që e thonë 89% e republikanëve por edhe 69% e demokratëve.
Kjo pikëpamje vihet re në të gjithë grupmoshat, jo vetëm nga të rinjtë, megjithëse demokratët më të vjetër në mënyrë specifike janë më mbështetës për kandidaturën e tij për vitin 2024.
Komentet nuk janë aspak positive edhe për Donald Trump, i cili po ashtu ka dëshirë të rikthehet në krye të Shtëpisë së Bardhë. Sipas anketuesve ai cilësohet si i korruptuar. 62% e amerikanëve kanë mendime negative për Trump.
Por pritet të shihet sesi do të jetë edhe gara brenda partive pasi të shumtë janë kandidatët të cilët po sfidojnë Biden e Trump për t’u zgjedhur në vitin 2024 President i SHBA/euronews
E-Diaspora
-
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” Më 28 shkurt, e shtunë, në Winterthur, mbahet një takim letrar ku bëhet promovimi i librit... -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike











