Njëmbëdhjetë vite burg për dhunë ndaj dashnores
Taksisti kosovarë një rast e kishte goditur viktimën edhe me një shufër të metaltë, por edhe ia kishte mbyllur gojën me një shirit ngjitës
Një taksist kosovar, është dënuar të premten me njëmbëdhjetë vite burg, nga Gjykata e rrethit e Cyrihut, njoftojnë mediat zvicerane. Ai kishte qenë i akuzuar për veprat penale “privim të lirisë”, “shkaktim të lëndimeve të rënda trupore”, “lëndim i obligimit për përkujdesje” si dhe vepra të tjera penale, të cilat ia kishte shkaktuar dashnores së tij.
Në të vërtetë, i dënuari, në verën e vitit 2005 ia kishte ndaluar partneres së tij daljen nga banesa e tyre e përbashkët në një lagje të Cyrihut, apo të lajmërojë në polici.
Menjëherë pas kësaj, viktima kishte ikur në entin strehues të femrave, ndërsa pas pak kohësh, ishte nënshkruar një marrëveshje me shkrim, në të cilën ajo kërkonte që i dashuri i saj të ndalonte ushtrimin e dhunës dhe presionit psikik ndaj saj.
Vetëm pas disa javësh, kosovari e shkeli marrëveshjen në fjalë, duke e rrahur të dëmtuarën masovisht me një shufër plastike dhe duke mos e lënë të dalë nga banesa.
Gruaja e gjorë është dashur të qëndrojë prapa grilave të banesës deri në muajin shtator të vitit 2008. Me këtë rast, i dashuri kronik për të kontrolluar lëvizjet e dashnores, kishte montuar një kamerë në banesë, për të mbikëqyrur ate, për 1.700 orë të tëra.
Kosovari në një rast e kishte goditur viktimën edhe me një shufër të metaltë, por edhe ia kishte mbyllur gojën me një shirit ngjitës. Dy vajzat dhe djali i familjes, shpeshë kanë qenë dëshmitarë të sulmeve, por edhe ata ndonjëherë ishin cak i sulmeve.
Edhe ata ishin rrahur ndonjëherë, duke ua ndaluar që të luajnë më fëmijët e tjerë. Para Gjykatës, kosovari kishte lënë një përshtypje të çuditshme. Disa nga aktakuzat ai i ka mohuar, ndërsa disa të tjera i ka vlerësuar si mosmarrëveshje.
Për aktakuzën “privim nga liria”, ai as që ka dashru të dëgjojë. Pala mbrojtëse kishte kërkuar lirimin nga të gjitha akuzat. Sipas saj, për veprat penale “shkaktim i thjeshtë i lëndimeve trupore” dhe deliktevetë ngjashëm, është paraparë një dënim maksimal prej tre vitesh.
Por, Avokati i kosovarit ka deklaruar se prokurori kishte pasqyruar një imazh të papranueshëm bardhë e zi të rastit. Ai ka potencuar se edhe përpos deklaratave të mëparshme dekurajuese të fëmijëve dhe të nënës, ata përsëri kanë qëndruar pas babait duke e humbur interesin e dënimit të tij.
Gjykata e shpalli fajtir kosovarin 46-vjeçar, ndërsa shqiptimi i vendimit kishte shkaktuar shumë reagime te dashnorja e tij dhe fëmijët. Gjatë tre viteve, sa ka zgjatur provedura gjyqësore, ata ishin pajtuar në mes vete, kështu që e gjithë familja kishte kërkuar lirimin e tij.
E-Diaspora
-
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? Tri palë zgjedhje e kthyen diskutimin në një arenë të hapur: pse diaspora duhet të votojë?... -
Magazina albinfo.ch sjell personalitetet shqiptare të Zvicrës për vitin 2025 -
Diaspora
Pse ka më pak aplikime nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit? -
Mbi 77 mijë votues nga diaspora janë regjistruar për zgjedhjet e 28 dhjetorit -
LDK mban takim me mërgatën në Austri
Jeta në Zvicër
-
Vit i ri, rregulla të reja. Ja çfarë do të ndryshojë për trafikun rrugor në vitin 2026 Nga dixhitalizimi i proceseve të regjistrimit te rregullat e reja për kohën e punës dhe pushimit... -
Paralajmërim për bllokime trafiku për Krishtlindje -
Viti i diasporës: Kush vendos për fatin e Kosovës? -
Azili dhe kujdesi shëndetësor: Kërkohet masa më të rrepta për të parandaluar abuzimin -
Rekord i të hyrave nga turizmi në Shqipëri











