Kuriozitete
Njeriu më i pasur në histori
Megjithëse jemi në epokën e Jeff Bezos, Bill Gates, Wall Street apo kompanive teknologjike, ka pasur edhe kohëra më të lulëzuara në historinë e njerëzimit, sipas raportimeve nga burime te ndryshme.
Prandaj shumë besojnë se pasuria e afrikanit Mansa Musa e kalon atë të milionerëve modernë.
Mansa Musa sundonte perandorinë e Malit në shekullin e 14-të dhe akumulimi madh i floririt prej tij e bëri që të diskutohet si një nga njerëzit më të pasur të historisë, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Por përse atëherë duket se ai është zhdukur nga imagjinata historike perëndimore.
Disa përllogaritje thonë se pasuria e perandorit të vjetër afrikan Mansa Musa, është ekuivalentja moderne e rreth $400 miliardëve.
Në kohën kur sundonte Musa perandoria e Mali po zgjerohej me tregtinë e floririt dhe kripës. Musa vlerësohet gjithashtu për nxitjen dhe financimin e letërsisë dhe arsimit ne vendin e tij.
Sipas rrjetit History.com, Musa kishte treguar masën e pasurisë gjatë një pelegrimazhi në Mekë, ku rrethohej nga mijëra ushtarë e skllevër që mbanin sasi të mëdha floriri.
Ai la prapa flori e dhurata të shumta në Egjipt, por raportimet thonë se bollëku uli vlerën e floririt dhe shkaktoi pasoja për disa vite me radhë në ekonominë e vendit.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel











