Lajme
Njeriu sërish në Hënë, NASA lanson nesër raketën më të fuqishme
Një nga raketat më të fuqishme të dërguara ndonjëherë, do të lansohet nesër nga agjencia amerikane e hapësirës NASA.
Një nga raketat më të fuqishme të dërguara ndonjëherë do të lansohet nesër nga agjencia amerikane e hapësirës NASA.
Lëshimi i saj do të bëjë një nga hapat më të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit të vendosur më parë – kthimin e njerëzve në Hënë deri në vitin 2025.
Raketa do të lansohet nga Florida, pothuajse gjysmë shekulli pas “Apollo 17”, misioni i fundit i drejtuar në Hënë, i cili i dha fund aventurës së saj në satelitin e Tokës më 14 dhjetor 1972, pasi kaloi pak më shumë në të prej dy ditësh.
“Këtë ditë e kemi pritur gjatë. Gjithçka është gati”, tha për Guardian administratori i NASA-s, Robert Cabana, përcjell Albinfo.ch.
Nëse nisja është e suksesshme, misioni do të zgjasë 42 ditë, do të fluturojë 2.1 milionë kilometra, do të orbitojë Hënën dhe do të bëjë dy fluturime vetëm 100 kilometra mbi sipërfaqen e saj.
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) gjithashtu kontribuoi në mision. ESA ndihmoi në zhvillimin e kapsulës, e cila është përgjegjëse për fuqinë, kontrollin e qëndrimit dhe, më e rëndësishmja, furnizimin me oksigjen.
“Falë misionit “Artemis 1″, Evropa po shkon në Hënë. Ky është një moment historik”, tha drejtori i përgjithshëm i ESA, Joseph Eschbacher, gjatë një konference për shtyp javën e kaluar.
Kapsula me emrin “Orajon” nuk do të ketë ekuipazh gjatë këtij misioni. Në vend të kësaj, do të ketë kukulla për të testuar kostumet e reja hapësinore dhe nivelet e rrezatimit.
Qëllimi i misionit “Artemis 1” është të testojë raketën e re “SLS” dhe të bëjë të gjitha përgatitjet për misionet e ardhshme.
Raketa SLS ka katër motorë “RS-25” dhe prodhon një shtytje të pabesueshme 39 meganewton, që është 15 për qind më shumë se raketa “Saturn 5” dhe që e bën atë gjithashtu raketën më të fuqishme të lëshuar ndonjëherë në hapësirë.
Misioni i ardhshëm Artemis 2 është planifikuar për muajin maj 2024 dhe do të çojë katër astronautë në Hënë dhe mbrapa, pa u ulur në sipërfaqe.
Më në fund, në vitin 2025, NASA planifikon të zbarkojë dy astronautë në sipërfaqen e Hënës, duke përfshirë gruan e parë, ndërsa dy astronautët e tjerë do të qëndrojnë në orbitën hënore në modulin e komandës.
Do të jetë gjithashtu hera e parë pas misionit Apollo 17, në dhjetor 1972, që një njeri shkeli në Hënë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Çfarë masash paralajmëroi Kurti për mërgatën këtë mandat? Kryeministri Albin Kurti, gjatë prezantimit të programit të tij qeverisës për mandatin e tretë në Kuvend,... -
Samiti IV-të i Diasporës Shqiptare në Tiranë, 14–15 prill 2026 -
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri
Jeta në Zvicër
-
Shumica e zviceranëve mbështet ndalimin e telefonave në shkolla Një studim i ri tregon se tetë nga dhjetë zviceranë mbështesin ndalimin e telefonave celularë në... -
Këshilli Federal kërkon legjislacion urgjent për viktimat e tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicër: Masa të reja për të rinjtë që marrin pension të paaftësisë -
Këshilli Federal prezanton masën më të fundit për mbrojtjen e pagave në raport me BE-në -
Zvicër: Ne ende i duam paratë, por nuk po i përdorim











