Lajme
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Ambasada e Kosovës në Itali ka njoftuar se në bazë të Dekret-ligjit të ri të Qeverisë italiane të datës 11.06.2020, qarkullimi dhe lëvizja ndërkufitare (tokësore dhe detare) drejt vendeve të Ballkanit Perendimor (përfshirë Kosovën) dhe anasjelltas, mbetet akoma e kushtëzuar nga masat parandaluese ndaj pandemisë Covid-19.
Në njoftim thuhet se vlefshmëria e këtyre masave kufizuese me vendet e rajonit tonë do të mbetet në fuqi deri me datë 30 qershor 2020. Si rrjedhojë, u bëjmë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që ndodhen në Republikën e Italisë, si dhe atyre që planifikojnë të kalojnë tranzit nepër territorin italian që të bëjnë edhe pak durim e të evitojnë planifikimin e udhëtimeve me destinacion Republikën e Kosovës deri në njoftimin tonë zyrtar të radhës.
Njoftimi i plotë
Të nderuar bashkatdhetarë,
Në vijim të njoftimeve paraprake lidhur me qarkullimin ndërkufitar, Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë informon se në bazë të Dekret-ligjit të ri të Qeverisë italiane të datës 11.06.2020, qarkullimi dhe lëvizja ndërkufitare (tokësore dhe detare) drejt vendeve të Ballkanit Perendimor (përfshirë Kosovën) dhe anasjelltas, mbetet akoma e kushtëzuar nga masat parandaluese ndaj pandemisë Covid-19.
Informojmë se, sipas burimeve zyrtare italiane, vlefshmëria e këtyre masave kufizuese me vendet e rajonit tonë do të mbetet në fuqi deri më 30 qershor 2020. Si rrjedhojë, u bëjmë thirrje të gjithë shtetasve kosovarë që ndodhen në Republikën e Italisë, si dhe atyre që planifikojnë të kalojnë tranzit nepër territorin italian, që të bëjnë edhe pak durim e të evitojnë planifikimin e udhëtimeve me destinacion Republikën e Kosovës deri në njoftimin tonë zyrtar të radhës. Ju rikujtojmë që ky rakomandim u drejtohet dhe duhet respektuar nga të gjitha ketegoritë e transportit dhe për të gjitha menyrat e udhëtimit, përfshirë këtu linjat private të autobusave që duhet të evitojnë të ndërmarrin iniciativa të nxituara.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Romë po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do t’ju përditësojë në vijim, sapo të ketë të reja enventale lidhur me rihapjen e qarkullimit ndërkufitar.
Faleminderit për mirëkuptimin!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












