Lajme
Njoftim me rëndësi nga Konsullata e Kosovës në Nju Jork
Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në SHBA, ka bërë të ditur se tashmë ka nisur ofrimin e shërbimeve konsullore.
“Pas hyrjes në fazën II të Qytetit të Nju-Jorkut për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, çka nënkupton, ndër të tjera, edhe fillimin e funksionimit të zyrave administrative, informojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se tashmë kemi rifilluar ofrimin e shërbimeve të rregullta konsullore”, thuhet në njoftim.
Njoftimi:
“INFORMATË ME RËNDËSI PËR SHËRBIMET E RREGULLTA KONSULLORE
Pas hyrjes në fazën II të Qytetit të Nju-Jorkut për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, çka nënkupton, ndër të tjera, edhe fillimin e funksionimit të zyrave administrative, informojmë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se tashmë kemi rifilluar ofrimin e shërbimeve të rregullta konsullore.
Të gjithë personat, të cilët kanë nevojë për shërbime konsullore, mund të na telefonojnë çdo ditë pune nga ora 09:00-16:00, në numrin 212-949-1400 dhe përmes adresës elektronike: [email protected]
Vini re: Numri 6467713443 vazhdon të mbetet në dispozicion vetëm për raste emergjente, por jo edhe për pyetje rreth çështjeve konsullore.”
E-Diaspora
-
Amerikë
Alban Dervishi, shqiptari që komandon anijen luftarake amerikane USS Pearl Harbor, vjen në Kosovë Oficeri i Marinës Amerikane me rrënjë shqiptare qëndron në Kosovë... -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Itali
Ambra Marku ngjitet në skenën e Sanremos, 12-vjeçarja përfaqëson Shqipërinë në “Ariston” -
Gjermani
“Reporting House” sjell në Mynih kujtesën e luftës në Kosovë -
Aeroporti i Prishtinës shënon rritje të fluturimeve dhe udhëtarëve
Jeta në Zvicër
-
Gjithnjë e më shumë zviceranë po mbajnë pula në shtëpitë e tyre Mbajtja e pulave në shtëpi po bëhet gjithnjë e më e përhapur në Zvicër, duke u... -
Pse martesa me një zviceran nuk garanton shtetësinë -
Qeveria zvicerane do të forcojë sigurinë në rrugët më të rrezikshme -
Mësuesit pa diplomë nuk do të lejohen më të japin mësim në Cyrih -
Frangu i fortë rrit fuqinë blerëse të turistëve zviceranë jashtë vendit













