Lajme
Njoftim nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër në lidhje me festën e Bajramit
Njoftim në lidhje me rastin e Fitër Bajramit
Njoftim nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër në lidhje me festën e Bajramit
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër njofton se muaji i Ramazanit përfundon të mërkurën, më 12 maj 2021, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit është ditën e enjte, më 13 maj 2021.
Me këtë rast kërkojmë nga kryesitë e xhamive dhe pjesëmarrësit në namaz që gjatë faljes së namazit të Fitër Bajramit të respektohen masat anti-Covid.
KMSHZ të gjithë pjesëtarëve të komunitetit mysliman në mbarë vendin ua uron festën e Fitër Bajramit, duke lutur All-llahun Fuqiplotë që t’i ketë pranuar agjërimet, lutjet dhe ibadetet tona.
Bajrami si festë ka një rëndësi të posaçme, pasi besimtarët agjërues janë të lumtur për arritjen e plotësimit të një kushti themelor të fesë islame, siç është agjërimi, krahas namazit, zeqatit dhe haxhit, si dhe paraqet formën më ideale për përbashkimin dhe gëzimin familjar e shoqëror.
Edhe një herë, agjërim të pranuar dhe urime festa e madhe e Fitër Bajramit!
Mehas Alija
Kryetar i KMSHZ-së
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës











