Lajme
Nju Xhersi: Shkencëtarja shqiptare vlerësohet nga Shoqëria e Matematikës Industriale

Storjet e suksesit të shqiptarëve nëpër botë nuk kanë të ndalur. Së fundmi, Shoqëria për Matematikën Industriale – Aplikuar (SIAM) ka vlerësuar me statusin “Fellow” shkencëtaren shqiptare, Fioralba Cakonin, për kërkimin e tyre shembullor, si dhe për shërbimin e jashtëzakonshëm ndaj komunitetit. (SIAM Announces Class of 2023 Fellows), përcjell albinfo.ch.
Ajo është profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Nju Xhersit në Rutgers, SHBA.
Vlen të theksohet se SIAM Fellows është një grup individësh të shquar që ndihmojnë në avancimin e fushave të matematikës së aplikuar dhe shkencës kompjuterike.
Po ashtu, SIAM është një shoqatë ndërkombëtare me mbi 14,000 anëtarë, me qendër në SHBA.
26 anëtarët janë vlerësuar për kontributet e tyre në fushat përkatëse.
Ndër të vlerësuarit për vitin 2023 është edhe anëtarja e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, prof. Fioralba Cakoni, nga Universiteti Shtetëror i Nju Xhersit në Rutgers, SHBA, e cilësuar për kontribute të rëndësishme në teorinë e shpërndarjes së kundërt, ekzistencën e vlerave vetjake të transmetimit dhe fenomenet joshpërndarëse.
Fioralba Cakoni mban titullin profesor prej vitit 2010 dhe ka fituar gradën doktor i shkencave në matematikë prej vitit 1993 në Universitetin e Patras, Greqi.
Prej vitit 2015 ajo është anëtare e departamentit të matematikës në Rutgers University, SHBA, departament i cili renditet i 16-i në nivel botëror për sa u takon programeve matematike.
Prof. Cakoni ka punuar në një sërë universitetesh prestigjioze dhe ka bashkëpunuar me disa të tillë, përfshirë këtu Ecole Polytechnique në Francë.
Aktiviteti i saj shkencor është në nivelin më të lartë ndërkombëtar e renditet në fushën e saj si një ndër profesoret më të suksesshme, e klasit botëror. Këtë e dëshmojnë botimet e saj të cilat përfshijnë 117 publikime.
Prof. Cakoni është vlerësuar nga Shoqata Amerikane e Matematikës me çmimin Simons Fellow in Mathematics – 2016 dhe pranuar në Fellow of American Mathematics Society – Class 2019.
Ne linkun më poshtë, 26 anëtarët e vlerësuar me statusin “Fellow”:
E-Diaspora
-
Elina Duni do të shfaqë tri koncerte në Austri Këngëtarja shqiptare Elina Duni pas më shumë se një viti, vjen sërish në Austri...
-
10 vjet dëbim nga vendi për kosovarin e lindur në Zvicër
-
Zvicra U21 me katër shqiptarë në Kampionatin Evropian
-
Me 500,000 CHF borxh “socialit”, kosovarit i lejohet qëndrimi në Zvicër
-
Vjenë: Ekspozitë me titull “Mirë se vini në tavolinë” nga artisti Artan Korenica
Jeta në Zvicër
-
Policia zvicerane arreston disa persona për 2200 raste të abuzimeve me të mitur Policia zvicerane ka kryer një megaoperacion, në kuadër të të cilit kanë rënë në pranga disa...
-
Studimi zviceran tregon se meditimi ndihmon në marrjen e vendimeve
-
Deputetët zviceranë votojnë kundër rritjes së pagave të tyre
-
Zvicra ndihmon financiarisht Italinë të strehojë azilkërkuesit
-
Xhaka, Shaqiri e Zeqiri ftohen nga Zvicra për kualifikimet e Euro 2024