Lajme
Nobelisti Ferid Murad shpallet Qytetar Nderi i Kosovës
Fituesi i çmimit Nobel për medicinë, Ferid Murad, me ftesë të Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK), më 16 qershor do të vizitojë Kosovën. Gjatë kësaj vizite ai do të mbajë një ligjëratë për studentët e AUK-ut dhe do të njihet më për së afërmi me punën e këtij universiteti.
AUK ka propozuar dhe Presidenca e ka pranuar kërkesën që ai të shpallet Qytetar Nderi i Republikës së Kosovës nga presidentja Atifete Jahjaga.
Gjatë vizitës, Murad to të takohet edhe me personalitete të tjera në Kosovë nga fusha e mjekësisë, shkencës, politikës dhe shoqëria civile.
Feris Murad fitoi çmimin Nobel për medicinë në vitin 1998 me dy shkencëtarë të tjerë.
Ai tani është profesor në Universitetin George Washington dhe udhëheqës i laboratorit të Biokimisë dhe Biologjisë Molekulare në këtë universitet.
Ditë më parë ai mori shpërblimin Qytetar Nderi i Tetovës.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës Kolona deri në 1.2 kilometra në hyrje të Dheu i Bardhë, ndërsa në pikat e tjera... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane













