Sport
Nora Gjakova e nis 2020-ën me medaljen e bronztë dhe 350 pikë olimpike
Nora Gjakova e ka nisur vitin 2020 me medaljen e bronztë, të fituar sot në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.
Kampionia e Evropës 2018 dhe nënkampione e 2019-ës fitoi të bronztën në kategorinë -57 kilogramë, përmes repesazhit.
Ajo mposhti në luftën për të bronztën portugezen Telma Monteiro.
Në luftën e parë mposhti Leung të Kinës, pastaj Kionkinan e Rusisë, për t’u ndalur në çerekfinale nga Receveaux e Francës, ndërsa në luftën e parë në repesazh mposhti Larisa-Alexandra Florian të Azerbajxhanit.
Krahas medaljes së artë, Nora fitoi edhe 350 pikë olimpike në rrugën drejt normës olimpike Tokio 2020.
Sot garuan edhe Flaka Loxha (-57 kg) dhe Erza Muminoviq (-52 kg), të cilat debutuan në garën e senioreve, por që nuk arritën të kalojnë luftërat e para. Nesër garon Laura Fazliu (-63 kg).
Grand Prixi i Tel Avivit është gara e parë për 2020, e vlefshme për pikë olimpike Tokio 2020, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












