Shkurt.ch
Norvegjia dhe Zvicra, rrugët më të sigurta për të udhëtuar në Evropë
Rrugët në Shqipëri vrasin më shumë se në çdo vend tjetër të Evropës, së bashku me, Bosnjën dhe ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me vdekjet në aksidentet rrugore për 100 mijë banorë. Me 13.7 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të lartë të vdekjeve nga aksidentet në Evropë.
Raporti thekson se Rusia ka rrugët më vdekjeprurëse në Evropë, me 18 vdekje për 100 mijë banorë. Më pas renditet Armenia me 17.1, Bosnjë Hercegovina me 15.7, Gjeorgjia me 15.3 dhe Shqipëria dhe Ukraina me 13.7.
Norvegjia dhe Zvicra, me përkatësisht 2.7 dhe 2.8 kanë rrugët më të sigurta për të udhëtuar në Evropë, transmeton ‘monitor’.
Përdoruesit e rrugës në këto vende kanë 5 herë më pak të ngjarë që të vriten në një aksident rrugor se në Shqipëri dhe 7 herë më pak se në Rusi, përcjell albinfo.ch.
Rekordin më të keq në botë e ka Afrika me 26.6 vdekje për 100 mijë banorë, e ndjekur nga Azia Juglindore me 20.7, sipas grafikëve që janë publikuar nga Euronews dhe i përkasin vitit 2016.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













