Fun
Norvegjia, vendi më i mirë për nënat
Norvegjia është më e mira dhe Somalia është vendi më i keq për nënat, tregon raporti i organizatës Save the Children.
Norvegjia nga pozita e dytë në vitin 2014 është ngjitur në vendin e parë, në saje të rezultateve të mira në të gjithë pesë treguesit: shëndeti i nënave dhe fëmijëve, qasja në arsim, si dhe statusi politik dhe ekonomik i grave. Sipas kushteve të jetesës së nënave dhe fëmijëve, vendi më i keq për të dytin vit radhazi është Somalia, ku 15 për qind e fëmijëve nuk e përjetojnë ditëlindjen e tyre të pestë, thuhet në raportin e organizatës, e cila ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.
Zvicra renditet në vendin e 13-të mes 179 vendeve të anketuara. Bëhet fjalë për të njëjtën renditje si vitin e kaluar.
Sa u përket vendeve të rajonit, më së miri renditet Sllovenia (15), Kroacia (30) dhe Serbia (35), ndërsa Mali i Zi është 42, Bullgaria e 44-ta, Bosnjë e Hercegovina e 54–ta, Shqipëria më së keqi, e 82-ta.
Sipas të ashtuquajturit „Mother Index”, vendet evropiane bindshëm udhëheqin dhjetë vendet me kushtet më të mira të jetesës së nënave dhe fëmijëve: Norvegjia, Finlanda, Islanda, Danimarka, Suedia, Holanda, Spanja, Gjermania, Austria dhe Belgjika.
Në dhjetë vendet e fundit në raportin për vitin 2015, shumica janë në Afrikën Perëndimore dhe atë Qendrore, nga i fundit, 179: Somalia, Republika Demokratike e Kongos, Mali, Nigeria, Gambia, Bregu i Fildishtë, Burkina Faso, Haiti dhe Sierra Leone. Në këto vende një mesatare prej 30 grash vdesin nga komplikimet e lidhura me shtatzëninë, një nga tetë fëmijët vdesin para moshës pesëvjeçare, paralajmëron „Save the Children”.
“Të dhënat e mbledhura tregojnë hendek të madh mes vendeve të pasura dhe të varfra dhe kërkojnë masa urgjente për të përmirësuar shëndetin dhe kushtet e jetesës së nënave dhe fëmijëve të tyre”, thuhet në raportin e organizatës.
Analiza gjithashtu konfirmon rolin e luftërave fatale dhe qeverisjen e dobët në kushtet e jetesës së nënave dhe fëmijëve në këto vende. Nëntë nga njëmbëdhjetë vende të keqvlerësuara, domethënë, të prekura nga lufta apo jostabiliteti politik thuhet se nuk janë në gjendje për të ofruar shërbime thelbësore ose për të plotësuar nevojat bazë të qytetarëve të saj, sipas një përfundimi të kësaj organizate për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 Ushtria zvicerane po përgatitet për një transformim të madh teknologjik, me plane për krijimin e një... -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore











