Shkurt.ch
“Novartis” akuzohet se ka korruptuar mijëra mjekë grekë për t`ua shitur barnat
Këto metoda, sipas hetuesve grekë, i kanë kushtuar Greqisë në periudhën në mes viteve 2000-2015 rreth 23 miliardë euro
Ndaj koncernit të madh farmaceutik të Zvicrës, “Novartis” janë ngritur akuza për korrupsion. Sipas akuzuesve, “Novartis” u ka paguar mito mijëra mjekëve dhe nëpunësve administrativë në Greqi, për t`ua imponuar atyre blerjen e barnave të veta.
Gjiganti zviceran akuzohet që këto veprime korruptimi i ka bërë në mënyrë sistematike dhe për një kohë të gjatë, transmeton albinfo.ch shkrimet e medieve zvicerane. Greqia dhe SHBA tash kërkojnë ndihmë juridike nga Zvicra në lidhje me këtë skandal.
Zyra Federale për Drejtësi ka konfirmuar se i kanë ardhur tashmë dy kërkesa përkatëse. Ato janë duke u shqyrtuar, ka thënë për Agjencinë e Lajmeve SDA, zëdhënësi i zyrës në fjalë, Folco Galli, pa ofruar detaje të tjera rreth çështjes.
Galli kështu ka vërtetuar raportimet e bëra në këtë drejtim nga gazetat “Tages Anzeiger” dhe “Bund” si dhe nga Televizioni i Zvicrës Perëndimore (frankofone) RTS. Nga ana tjetër “Novartis” ka deklaruar vetëm se është duke kooperuar me autoritetet.
Ministri grek i drejtësisë Stavros Kontonis akuzon Novartisin se edhe pas kolapsit që kishte pësuar ekonomia greke në vitin 2010 kishte shitur medikamente të “stërshtrenjtuara”, transmeton albinfo.ch. Këto metoda, sipas hetuesve grekë, i kanë kushtuar Greqisë në periudhën në mes viteve 2000-2015 rreth 23 miliardë euro.
Ndër zyrtarët e akuzuar grekë janë dhjetë ish zyrtarë të lartë të qeverisë së kaluar, e në mesin e tyre edhe komisari aktual i lartë i BE-së, Dimitris Avramopoulos. Ky i fundit ka hedhur poshtë çdo lidhje me aferën e përmendur të korrupsionit.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës vendos në Kosovë, por mungon në Zvicër Mobilizimi i komunitetit shqiptar për pjesëmarrje në politikën lokale dhe në proceset demokratike të vendit ku... -
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville
Jeta në Zvicër
-
Nuk ka më asnjë qytetar zviceran në zonën e luftës Të gjitha përfaqësitë zvicerane në Shtetet e Gjirit janë funksionale dhe stafi është i sigurt, përveç... -
39 muaj burg për policin nga Bazeli: Ka torturuar dy azilkërkues -
Frauenfeld: Kosovari kërcënon ish-të dashurën me vdekje – ndërhyn policia -
Zvicra mbështet fuqishëm përpjekjet e çminimit në Kosovë -
Punonjësi i çerdhes akuzohet për abuzim seksual me 15 fëmijë












