Shkurt.ch
Nuk i paguajnë gjobat, “preferojnë” burgun
Nga 9584 personat të burgosur gjatë vitit 2013 nga Shqipëria janë 264 dhe nga Kosova 232. Një e treta e të burgosurve, kanë qenë të dënuar me gjobë por nuk e kanë paguar
Gjithnjë më shumë njerëz në Zvicër përfundojnë në burg pasi që nuk kanë mundësi ose nuk duan të paguajnë gjobat e shqiptuara nga gjykatat. Rreth një e treta nga 9584 vetave që gjatë vitit të kaluar janë mbajtur në burg, në fakt kanë qenë të dënuar me gjobë por nuk e kanë paguar atë dhe “kanë preferuar” burgun.
Siç bën të ditur Zyra Federale për Statistikë (BFS), duke filluar nga viti 2007 janë shqiptuar më shumë dënime me gjobë, me synimin për të liruar burgjet nga të dënuarit me dënime të shkurta burgu.
Pasi që sistemi i ri që në fillim pati ndeshur në kritika nga opinioni dhe nga autoritetet e burgjeve, ai sërish do të rishikohet për t`u ndryshuar, shkruan srf.ch. Rishikimi i tij aktualisht është në fazën e konsultimeve parlamentare.
Shtimi i numrit të mbajtjes së dënimit me burg në vend të atij me gjobë shpjegohet edhe me rritjen e numrit të shkeljeve kundër ligjit për të huajt, pasi që këto shkelje parashikojnë dënime me burg me kohëzgjatje të vogël. Sipas BFS nga 10.794 shkelje të tilla të ndëshkuara që ishin në vitin 2008, numri i tyre është ngjitur në 16.849 në vitin 2012.
Nga gjithsej 9584 personat që kanë mbajtur burg gjatë vitit 2013, 2752 janë me shtetësi zvicerane ndërsa 6831, të huaj. Më së shumti nga të huajt kanë mbajtur burg shtetasit e Algjerisë, gjegjësisht 706 sish. Pas tyre vijnë ata nga Tunizia (464), nga Rumnia (402), nga Serbia (356), nga Nigeria (337), Nga Maroku (279), nga Shqipëria (264), nga Italia (263) nga Kosova (232) etj.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka përuruar ambasadën e re zvicerane në Athinë. Ajo është... -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese”











