Bota
Nuk janë vetëm në Zvicër shtrenjtë karburantet
Kushdo që mendon se Zvicra është një ishull me çmime të larta të karburanteve ka gabuar, sepse Hong-Kongu është vendi në të cilin benzina është më e shtrenjtë në botë dhe shoferët paguajnë më shumë për naftë në Islandë.
Nga shtetet fqinje, Italia është ende përpara Zvicrës në të dy aspektet, sipas treguesit të kostos globale të karburanteve të publikuar nga KFZTeile24, përcjell albinfo.ch.
Zvicra renditet e 20-ta në një krahasim ndërkombëtar me një çmim mesatar për benzinë prej 1.41 frangash për litër. Dizeli megjithatë vjen në vendin e tetë me 1.57 franga për litër.
Më e shtrenjtë është benzina në Hong-Kong, ku duhet të paguajnë për një litër për 1.97 franga. Dizeli kushton më shumë në Islandë, 1.86 franga për litër.
Të gjitha çmimet e deklaruara të vendit janë në vlera mesatare. Të dhënat u kërkuan në stacionet e shërbimit lokal më 18 gusht 2017.
Më shumë për studimin ne fjalë: https://www.kfzteile24.de/die-besten-und-schlechtesten-staedte-zum-autofahren-de
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













