Lajme

Nuk kishin leje pune, arrestohen katër kosovarë në Dortmund

Raportohet se doganat gjermane në Dortmund, gjatë punës së tyre hulumtuse në terren për punë ilegale, arrestuan ditë më parë katër punëtorë ndërtimi, që nuk kishin leje pune, njofton albinfo.ch.

Thuhet se të katër përsonat ishin shqiptarë dhe po punonin në fushën e ndërtimtarisë.

Ata u arrestuan në vendin që po punonin, në lagjen Gartenstadt të Dortmundit që ishin raportuar zyrtarisht vetëm si turistë në shtetin gjerman.

Dy prej tyre ishin të moshës 24 vjeç, njëri 29 dhe tjetri 46 vjeç,

Thuhet se punëdhënësi i tyre tani po përballet me procedurat për ndihmë dhe nxitje për qëndrim të paligjshëm dhe punësim të paligjshëm të punëtorëve pa leje pune. /Albinfo.ch