Bota
Numër rekord i azilkërkuesve në Itali
Gjatë vitit 2016 në vend janë pranuar mbi 123.000 kërkesa azili, që është 47 për qind më shumë se në vitin 2015
Në Itali në vitin 2016 kanë aplikuar më shumë azilkërkues në 20 vjetët e fundit, sipas raportit të fundit të “Iniciativa për hulumtime të multietnicitetit” nga Milano, citon DPA, përcjell albinfo.ch.
Gjatë vitit 2016 në vend janë pranuar mbi 123.000 kërkesa azili, që është 47 për qind më shumë se në vitin 2015.
Nga këto, 11. 400 refugjatë ishin të mitur, 85 për qind ishin meshkuj dhe 15 për qind gra.
Numri më i madh i azilkërkuesve kanë ardhur nga Nigeria: 27.000 persona, ose 48 për qind më shumë se në vitin 2015. Pas tyre janë nga Pakistani – 11 për qind e totalit, Gambia 7.2 për qind dhe Senegali 6.2 për qind.
Dy të tretat e kërkesave për azil janë refuzuar, por Italia, megjithatë, i ka dhënë një formë të mbrojtjes aplikantëve nga Afganistani, Eritreja, Iraku, Somalia dhe Siria, kryesisht për shkak të gjendjes së njohur në vendet e tyre”.
Mes 2014-ës dhe 2016-ës më shumë se gjysmë milioni emigrantë arritën në brigjet e Italisë, e cila është më shumë se numri i përgjithshëm i emigrantëve të paligjshëm të ardhur me anije në 17 vjetët e fundit, tha “Iniciativa për hulumtime të multietnicitetit”.
Italia dhe Libia nënshkruan një marrëveshje javën e kaluar për të kufizuar emigracionin e paligjshëm nëpërmjet Mesdheut, atëherë udhëheqësit e Bashkimit Evropian ranë dakord për të rritur ndihmën për rojën bregdetare të Libisë, si pjesë e 10 pikave për të ndalur emigracionin.
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Zvicër
-
Pse 1 Maji nuk është festë publike kudo në Zvicër? Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve shënohet më 1 maj, por vetëm disa pjesë të Zvicrës e festojnë...
-
E hëna në Zvicër: Përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Çfarë do të votohet në Cyrih më 9 qershor?
-
Rriten rastet e abuzimit psikologjik të fëmijëve në Zvicër
-
Zvicër: Priten qira akoma më të shtrenjta gjatë vitit të ardhshëm