Lajme

Në vitin e ri shkollor, numër rekord nxënësish në shkollat ​​fillore të Cyrihut

Viti i ri shkollor në shkollat fillore të kantonit më të madh të Zvicrës fillon me 7980 paralele. Kjo është 134 paralele më shumë se një vit më parë

Të hënën e ardhshme, viti i ri shkollor fillon për më shumë se 157,500 fëmijë dhe të rinj në shkollat ​​fillore publike në kantonin e Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Një temë shqetësuese, si në shumicën e kantoneve, edhe këtu është mungesa e mësuesve.

Megjithatë, me disa përjashtime, pozitat për mësues pritet se do të mund të plotësohen.

Viti i ri shkollor në shkollat fillore të kantonit më të madh të Zvicrës fillon me 7980 paralele. Kjo është 134 paralele më shumë se një vit më parë, shkruan srf.ch.

Ndërsa 15.300 fëmijë do të jenë për herë të parë në kopshtet e fëmijëve. Siç shkruajnë autoritetet e arsimit fillor të Cyrihut, plotësimi i pozitave të mësimdhënies ishte sfidues, por me disa përjashtime, këto pozita tani janë plotësuar.

Nga 17600 punonjës të arsimit, 330 janë mësues pa diplomë mësuesie.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI