Shkurt.ch
Numri i njerëzve shumë të pasur rritet përsëri në Zvicër
Numri i njerëzve me pasuri prej më shumë se 10 milionë është ngritur pak në vitin 2009, pas krizës financiare të vitit 2008. Në vitin 2009, 9.875 tatimpagues kanë deklaruar pasuri të tilla, kundër 8803 në vitin 2008.
Këta multimilionerë përfaqësojnë 0.2% të të gjithë tatimpaguesve, tha të enjten Administrata Federale Tatimore (MTL). Këta njerëz të gjithë kanë një të katërtën (25,62%) e pasurisë globale të vendit. Një pjesë tjetër, 0,32% e popullsisë, ka një pasuri prej 5 deri 10 milionë dhe gëzon 7,59% të pasurisë globale.
Më pak se një e treta e tatimpaguesve (30.7%) raportuan megjithatë një pasuri më të vogël se 50.000 franga. Kjo pjesë përfaqëson 1.85% të totalit të pasurive individuale në Zvicër.
Anembanë vendit, më 2009, 4.9 milionë individë kanë paguar tatime, ose 1.2% më shumë se në vitin 2008 (4.8 milionë euro). Shuma totale e pasurisë së deklaruar është rritur për 8,4% për të arritur gjerë në 1386,8 miliardë franga.
Schwyz, kantoni me më së shumti pasanikë
Në proporcion, Valais është kantoni që kishte më së paku multimilionerë në vitin 2009, me vetëm 0,05% pasanikë të mëdhenj në mesin e popullatës.
Kantonet që kanë identifikuar proporcionalisht numrin më të madh të superpasanikëve janë Schwyz (0.84%), Nidwalden ( 0,8% ) dhe Zug me 0,76%. Në këto tri kantone, multimilionerët gëzojnë 44% (Zug) dhe 62% (Nidwalden) të kapitalit të përgjithshëm të deklaruar.
Në vitin 2008, kriza financiare kishte shkrirë një pjesë të pasurisë së familjarëve në Zvicër. Krahasuar me vitin e kaluar ajo kishte rënë me 5.1%.
E-Diaspora
-
Disspora
Diaspora: 15 miliardë € në 18 vjet për Kosovën Nga 608 milionë në 1.4 miliardë euro: Si u rrit mbështetja e diasporës për Kosovën... -
Koncert festiv i Ansamblit “Vatra” u mbajt në Bülach -
Me 18 vjet jetë, Kosova ndodhet në pragun e pjekurisë si shtet -
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi
Jeta në Zvicër
-
Rriten dërgesat ilegale të medikamenteve nga BE drejt Zvicrës Dërgesat ilegale të barnave drejt Zvicrës po vijnë gjithnjë e më shumë nga vendet e Bashkimit... -
Coop njofton konsumatorër pasi tërhoqi nga shitja çokollatat “Halba” -
Autoritetet zvicerane nisin hetim për qumështin e foshnjave të tërhequr nga tregu -
Mbi 1.000 tela elektrikë të dëmtuar në linjën Lozanë–Renens, trafiku hekurudhor i paralizuar deri të mërkurën -
Koncert festiv i Ansamblit “Vatra” u mbajt në Bülach














