Lajme
Nxënës nga Maqedonia në kampin ndërkulturor në Zvicër
Dyzet nxënës nga pesë shkollat e mesme nga Ohri, Struga, Gostivari, Manastiri dhe Shtipi i Maqedonisë po marrin pjesë në vitin e shtatë të shkëmbimit ndërkulturor në fshatin e fëmijëve „Pestalozzi” në Trogen të Zvicrës. Shkëmbimi filloi më 13 prill dhe është organizuar nga koalicioni i organizatave rinore „SEGA”, në bashkëpunim me fondacionin e fëmijëve […]
Dyzet nxënës nga pesë shkollat e mesme nga Ohri, Struga, Gostivari, Manastiri dhe Shtipi i Maqedonisë po marrin pjesë në vitin e shtatë të shkëmbimit ndërkulturor në fshatin e fëmijëve „Pestalozzi” në Trogen të Zvicrës.
Shkëmbimi filloi më 13 prill dhe është organizuar nga koalicioni i organizatave rinore „SEGA”, në bashkëpunim me fondacionin e fëmijëve „Pestalozzi” (Pestalozzi Children’s Foundation).
Nxënësit çdo ditë kanë aktivitete prej orës 9 deri 17, me marrjen e dijeve për parimet e dialogut ndërkulturor dhe komunikimit, tolerancës dhe vlerave të ndryshme në mesin e fëmijëve dhe të rinjve me kultura të ndryshme. Përveç kësaj, do të kenë mundësi për të vizituar më shumë vende të Zvicrës. Këtë fundjavë ishin në Cyrih dhe kanë vizituar Tehnorama, Ujvaren Rajna dhe qytetin e Lucernit, raportojnë mediat në Shkup, transmeton albinfo.ch.
Nëpërmjet këtij kampi ndërkulturor nxënësit presin për të fituar aftësi të reja, të zgjerojnë horizontet e tyre dhe të jenë në gjendje të marrin përgjegjësi për veten e tyre dhe për të tjerët, ku do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e tyre të ardhshëm.
Shkëmbimi ndërkulturor në fshatin e fëmijëve „Pestalozzi” është pjesë e një bashkëpunimi ndërmjet koalicionit të organizatave rinore „SEGA„ dhe fondacionin e fëmijëve “Pestalozzi”. Koalicioni është i përbërë nga 27 anëtarë.
Në vitet e fundit ky shkëmbim ndërkulturor ka përfshirë 240 nxënës nga 10 shkolla fillore dhe 10 shkolla të mesme në disa qytete në mbarë Maqedoninë.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë














