Nxënësi kosovar plagos iranianin
Pasditen e së enjtes, në Schwerzenbach afër Cyrihut, një kosovar 15 vjeçar ka plagosur në dorë një 14-vjeçar iranian. Autori i veprës është arrestuar më vonë nga policia në qytezën Volketswil. Sipas të përditshmes Zucher Oberlander, zënka në mes nxënësve kishte filluar pak para orës 17.00 në stacionin e trenit në Schëerzenbach.
Fillimisht dy të rinjtë ishin fjalosur verbalisht, ndërsa më pas 15-vjeçari kishte nxjerrë një thikë duke e lënduar lehtë në dorë 14-vjeçrin, thuhet në komunikatën e policisë së Cyrihut.
I lënduari, një nxënës iranian nga rrethi i qytezës Uster, është dërguar në spital nga një patrullë policore dhe ndaj tij është bërë një intervenim operativ. Kosovari 15-vjeçar I është dorëzuar Prokurorisë publike përkatës për procedurë të mëtutjeshme.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane












