Lajme
Obeziteti, epidemia e radhës në botë
Mbi një miliard njerëz në botë vuajnë nga obeziteti dhe shifrat janë ato të një epidemie.
Sipas analizës globale të publikuar në revistën ”The Lancet” me rastin e Ditës Botërore të Obezitetit, 4 mars, duke iu referuar të dhënave të vitit 2022, janë 159 milionë fëmijë dhe adoleshentë obezë dhe 879 milionë të rritur.
Shifrat, theksojnë autorët e hulumtimit, janë vazhdimisht në rritje.
”Është e rëndësishme të parandalohet dhe të menaxhohet obeziteti nga fëmijëria e hershme deri në moshën madhore, nëpërmjet dietës, aktivitetit fizik dhe trajtimit të duhur, nëse është e nevojshme”, vëren Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmeton ansa përcjell albinfo.ch.
”Për të trajtuar fenomenin duhet puna e qeverive dhe komuniteteve, e mbështetur nga OBSH dhe agjencitë kombëtare të shëndetit publik. Ne kemi nevojë për bashkëpunimin e sektorit privat, i cili duhet të jetë përgjegjës për ndikimet shëndetësore të produkteve të tyre”, shton ai.
”Obeziteti dhe diabeti janë dy fjalë që tani janë të lidhura ngushtë, deri në atë pikë sa të përkufizohen me termin e vetëm diabezitet”, thekson ai.
Autori i hulumtimit të botuar në ”The Lancet”, Majid Ezzati nga Imperial College London, vëren se “është shumë shqetësuese që epidemia e obezitetit ka prekur edhe fëmijët dhe adoleshentët e moshës shkollore, ndërkohë që qindra miliona ende vuajnë nga kequshqyerja”.
Të dhënat e raportuara në revistë tregojnë se nga viti 1990 deri në vitin 2022 përqindja e fëmijëve dhe adoleshentëve obezë në botë është më shumë se katërfishuar te vajzat dhe te djemtë.
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
AAK – dega në Zvicër zgjedh strukturat drejtuese Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se dega në Zvicër e...
-
Incidentet raciste në Zvicër – në rritje, veçanërisht në shkolla
-
Si mund të ndikojnë tek ju dy referendumet vendimtare të sigurimeve shëndetësore në Zvicër?
-
Bujtinat e të rinjve në Zvicër kanë shënuar rekord netqëndrimi në vitin 2023
-
Zvicër: Gjobiten rëndë dy shoferë, pasi postuan videot në rrjetet sociale