Lajme
OBSH apelon për shpërndarje më të barabartë të vaksinave
Bota është në prag të një “dështimi moral katastrofik”, sa i përket shpërndarjes së vaksinave kundër sëmundjes COVID-19, paralajmëroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje vendeve dhe prodhuesve që dozat e vaksinave t’i shpërndajnë në mënyrë më të barabartë në të gjithë botën.
Ai tha se perspektivat për shpërndarje të barabartë janë në “rrezik serioz”.
Tedros i bëri komentet në hapje të takimit vjetor të Bordit Ekzekutiv të OBSH-së.
Skema e OBSH-së për shpërndarjen e vaksinave, e njohur si COVAX, synon të nisë aktivitetin muajin e ardhshëm. COVAX ka për qëllim shpërndarjen e vaksinave edhe në vende më të varfra. Tedros tha se 44 marrëveshje dypalëshe janë nënshkruar vitin e kaluar dhe së paku 12 janë nënshkruar këtë vit.
“Kjo mund t’i vonojë dërgesat e COVAX-it dhe të krijojë pikërisht skenarin që COVAX ka synuar ta shmangë: grumbullime, treg kaotik, përgjigje e pakoordinuar dhe përçarje e vazhdueshme sociale dhe ekonomike”, tha Tedros, raporton rel, përcjell Albinfo.ch.
Qasja “unë i pari” i la në rrezik më të varfrit dhe më të cenueshmit e botës, tha Tedros.
“Në fund të fundit, këto veprime vetëm se do ta zgjasin pandeminë”, shtoi ai, duke iu bërë thirrje vendeve që të shmangin gabimet që janë bërë gjatë pandemive H1N1 dhe HIV. Tedros tha se më shumë se 39 milionë doza vaksinash janë administruar në 49 vende me të ardhura më të larta, ndërsa vetëm 25 doza në një vend të varfër.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?














