Lajme
OBSH, e shqetësuar për shpërndarjen e vaksinave
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shprehur shqetësimin se fluksi i vaksinave COVID-19 nga vendet e pasura në ato me të ardhura të ulëta, është ende shumë i ngadaltë.
Por, adoleshentët e fundit në ishullin spanjoll të La Graciosa morën dozën e dytë të vaksinës COVID, ndërsa autoritetet shpallën ishullin si territorin e parë të çliruar nga koronavirusi.
Ky ishull ka 750 banorë dhe të gjithë të rinjtë nga mosha 12-vjeçare janë të injektuar.
“Askush nuk e ka refuzuar vaksinën, të gjithë e kanë marrë me dëshirë. Çdo gjë ka funksionuar mirë”, shprehet Guillermo Felez, infermier.
Ndërkohë, Austria po ofron qendra të vaksinimit në një përpjekje për të rritur injektimin.
Në Mbretërinë e Bashkuar rastet e variantit Delta janë duke u rritur, teksa janë regjistruar mbi 24.000 në 24 orët e fundit. Por, Anglia së shpejti mund të braktisë mbajtjen e maskave të detyrueshme.
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Nestlé e dinte për formulën e infektuar për foshnje që nga nëntori Gjigandi zviceran i ushqimit Nestlé zbuloi për herë të parë toksinën cereulidë në formulën e foshnjave... -
Çmimet e pronave banesore në Zvicër u rritën në vitin 2025 -
Pse burgjet zvicerane janë plot? -
Lorian Musa, i shtati në renditjen botërore të karatesë, për moshën e tij -
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana














