Lajme
OBSH: Hipotezat mbi origjinën e COVID-19 kërkojnë më shumë studime
Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus vlerësoi sot se të gjitha hipotezat e paraqitura në raport mbi origjinën e COVID-19 meritojnë të studiohen më tej, në një reagim të parë ndaj këtij dokumenti.
“Të gjitha hipotezat janë në tryezë dhe meritojnë studime të mëtejshme dhe gjithëpërfshirëse të asaj që kam parë deri më tani”, tha ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ministrin gjerman për Bashkëpunimin, Gerd Müller, shkruan Afp, përcjell Albinfo.ch.
Dokumenti, që favorizon hipotezën e transmetimit nga një kafshë dhe që e konsideron shumë të pamundur atë të një rrjedhje nga një laborator, do të publikohet të martën.
Kjo e fundit, që virusi shpëtoi nga një laborator në Ëuhan, epiqendra e zonës metropolitane kineze të epidemisë, gjykohet nga 17 ekspertët ndërkombëtarë të emëruar nga OBSH-ja dhe 17 kolegët e tyre kinezë, si një skenar “shumë i pamundur”, ndërsa ai i transmetimit nga një kafshë e ndërmjetme është cilësuar si “i mundshëm deri te shumë i mundshëm”.
“Raporti iu dorëzua dje vendeve anëtare të OBSH-së, për të cilat ekspertët e shëndetit publik do të informohen më tej të martën”, shpjegoi kreu i OBSH-së.
“Ne do ta lexojmë raportin dhe do ta diskutojmë, si edhe do të vendosim për hapat e ardhshëm me vendet anëtare”, tha Tedros.
Raporti më pas do të bëhet publik dhe do të pasohet nga një konferencë për shtyp e autorëve.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë











