Koronavirusi: çast pas çasti
OBSH-ja këshillon: Të vendosen maska në ambientet publike!
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se është duke “këshilluar qeveritë” që të inkurajojnë qytetarët për të vendosur maska në ambiente publike, me qëllim të ndalimit të përhapjes së koronavirusit të ri.
OBSH deklaroi në të shkuarën se nuk ka mjaftueshëm të dhëna për të mbështetur përdorimin e maskave nga njerëzit e shëndetshëm në ambiente publike dhe se vetëm ata që janë të sëmurë duhet të pajisjen me to.
“Ne kemi të dhëna tani që nëse kjo gjë bëhet në mënyrën e duhur, mund të frenojë spërklat potencialisht infektuese”, tha mjekja Maria van Kerkhove për agjencinë e lajmeve, Reuters.
“Dhe, po e specifikojmë, maskën të fabrikuar, që nuk është për përdorim mjekësor”.
Në udhëzimet e reja, të cilat janë shtyrë përpara nga studimet e fundit, OBSH-ja ka theksuar se përdorimi i maskave është vetëm një prej gjërave që mund të përdoren për të ulur rrezikun e bartjes së virusit, ndonëse ato nuk duhet të krijojnë ide të rreme te njerëzit.
Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 6.7 milionë persona në gjithë botën janë infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre, mbi 390,000 kanë ndërruar jetë.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe Tenori Ramë Lahaj ngjitet në skenë në Rusi me repertor shqip... -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe -
Kosova/Diaspora
Kur tregu i banesave i shërben diasporës, jo qytetarit të Kosovës -
Të rinjtë nga Berlini njihen me trashëgiminë shqiptare në Fondacionin “Tradita Popullore” -
Zvicër
Zvicerani përplas për vdekje kosovarin 83-vjeçar, dënohet vetëm me para
Jeta në Zvicër
-
Valisi lejon Italinë të hetojë në rastin Crans-Montana Meqenëse qytetarët italianë u prekën gjithashtu nga zjarri në Crans-Montana, gjyqësori italian është i detyruar të... -
Swatch ka pësuar rënie të madhe të fitimit në vitin 2025 -
Dy mjekë lirohen nga akuza pas vdekjes së pacientit në psikiatri -
Pse të mësuarit e një gjuhe zvicerane vetëm “sipas librit” mund të mos ju ndihmojë në karrierën tuaj -
Sulmet e dezinformimit të huaj synojnë Zvicrën














