Lajme
Njoftimi i fundit i OBSH-së rreth vaksinës AstraZeneca
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të mërkurën se përfitimet nga vaksina e AstraZeneca-s tejkalojnë rreziqet e saj dhe rekomandoi që vaksinimet të vazhdojnë.
Muajin e kaluar OBSH-ja e miratoi për përdorim emergjent vaksinën e AstraZeneca dhe Universitetit të Oksfordit, duke mundësuar qasjen në vaksina më të lira për vendet në zhvillim.
Por, disa vende evropiane kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine kundër sëmundjes COVID-19, pas disa shqetësimeve që ndërlidhen me mpiksjen e gjakut.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka thënë se po heton raportet për çrregullime të pazakonta të gjakut te 30 persona nga 5 milionë sa janë imunizuar me vaksinën e AstraZeneca-s.
Rregullatori i BE-së pritet të dalë me gjetjet e tij të enjten. Kreu i këtij institucioni, Emer Cooke, tha se nuk pa arsye për të ndryshuar rekomandimin që vaksina e AstraZeneca – të jetë në listën e katër vaksinave që janë miratuar për përdorim.
OBSH tha se Komiteti i tij Global Këshillëdhënës për Sigurinë e Vaksinave po vlerëson me kujdes të dhënat e fundit në dispozicion të sigurisë së kësaj vaksine.
“Sapo të përfundojë ai rishikim, menjëherë do t’i komunikojmë gjetjet”, tha OBSH në deklaratën e saj një ditë pasi ekspertët e saj mbajtën një takim me dyer të mbyllura.
“Aktualisht OBSH konsideron se përfitimet nga vaksina AstraZeneca tejkalojnë rreziqet e saj dhe rekomandon që vaksinimet të vazhdojnë”, shtoi deklarata.
Kate O’Brien, shefe e Departamentit të Imunizimit të OBSH-së, tha se paneli i sigurisë së vaksinave po kryen hulumtime për të zbuluar nëse efektet anësore të tilla si mpiksjet e gjakut kishin lidhje me vaksinimin.
“Ato janë vaksina shumë të efektshme, janë vaksina që shpëtojnë jetën, janë vaksina të sigurta dhe ne duhet të vazhdojmë me vaksinimin”, tha O’Brien në një konferencë për shtyp, transmeton Reuters.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












