Lajme
OBSH: Ndryshimet klimatike, një kërcënim jo i largët
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët dhe se ai ndikon jetët dhe ekosistemet.
Ghebreyesus bëri një vlerësim lidhur me ndryshimin e klimës përmes një postimi nga platforma e medias sociale X, njohur më parë si Twitter.
“Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët. Aktualisht po realizohet, po ndikon jetët dhe ekosistemet. Të mblidhemi, të reduktojmë emetimet, të mbështesim qëndrueshmërinë dhe të krijojmë një rrugë të vazhdueshme”, deklaroi Ghebreyesu.
Kreu i OBSH-së ka tërhequr vëmendjen se përveç përmbytjeve dhe zjarreve shkatërruese në gjithë botën, po përjetohen valë të motit të nxehtë dhe thatësira afatgjata.
Ghebreyesus theksoi se e ardhmja e botës dhe e brezave të rinj varet nga këta hapa që do të hidhen në çështjen e klimës.
Kohët e fundit në gjithë botën po përjetohen ngjarje ekstreme natyrore, ku korriku 2023 është regjistruar si muaji më i nxehtë deri më tani.
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant











