Lajme
OBSH për koronavirusin: Po rriten shumë rastet në Ballkan
OBSH thotë se ndërsa situata epidemiologjike mbetet e brishtë, një shqetësim të madh përbën tani një bum i rasteve në rajonet qendrore të saj, në Ballkan dhe Kaukaz.
“Në këto rajone, situata nuk është e stabilizuar për momentin”, tha Dr Catherine Smallwood në një konferencë për shtyp. Gjeorgjia, Serbia, Luksemburgu dhe Kroacia rezultojnë me numrin më të lartë të infektimeve për 100,000 banorë në Europë gjatë këtyre dy javëve të fundit. Sipas Euronews, Serbia ka regjistruar këtë periudhë rreth 7,000 raste të reja në ditë, ndërsa Kroacia me rreth 4 milionë banorë, ka pasur 3 mijë raste ditore, transmeton Tch, përcjell Albinfo.ch.
Kryeministri Andrej Plenkoviç, i cili kohët e fundit doli dhe vetë pozitiv, pati njoftuar kufizime të reja që përfshinin mbylljen e bareve e restoranteve dhe kufizimin e tubimeve nga fundi i nëntorit, masa që do të mbeten në fuqi të paktën deri më 21 dhjetor. Vendet e tjera në Ballkan dhe në rajonin e Kaukazit gjithashtu po përjetojnë rritje të rasteve, tha Smallwood nga Programi i Urgjencave Shëndetësore të OBSH-së. Ekspertet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë paralajmëruan edhe një herë se “Covid 19 nuk ka ikur” dhe “nuk ka për t’u larguar tani shpejt”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
46-vjeçari nga Kosova del para gjykatës në Zvicër, akuzohet për vrasjen e partneres -
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028
Jeta në Zvicër
-
Vapa ekstreme rrit ndjeshëm rrezikun e vdekshmërisë te të moshuarit në Zvicër Gjatë valës së fundit të të nxehtit në Evropë, Franca, Belgjika dhe Holanda raportuan të paktën... -
Studimi zviceran: Pse asnjë lëvizje e trupit nuk është identike me tjetrën -
Një destinacion që quhet Kosovë! -
Çmimet e shtëpive në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Xhaka tregon pse shpërtheu në lot pasi e udhëhoqi Zvicrën drejt historisë











