Lajme
OBSH: Personat e vaksinuar duhet të vazhdojnë të mbajnë maskë
Personat e vaksinuar kundër COVID-19 duhet të mbajnë ende një maskë mbrojtëse dhe të ruajnë distancën e tyre nga të tjerët, paralajmëroi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Ndërsa ka prova shkencore se një vaksinë ndihmon kundër zhvillimit të sëmundjes së mushkërive COVID-19, nuk është e qartë nëse e parandalon infektimin me koronavirusin e ri që mund të shkaktojë COVID-19”, thanë ekspertët e OBSH-së, raporton DPA, përcjell Albinfo.ch
Kjo do të thotë se një vaksinë mund të mos parandalojë përhapjen e virusit, vetëm shpërthimin e COVID-19.
Ekspertja e vaksinave të OBSH-së, Kate O’Brien theksoi se duhen kryer më shumë kërkime shkencore mbi vaksinën, prandaj të vaksinuarit duhet të vazhdojnë të mbajnë një distancë të përshtatshme shoqërore, të vënë maskë të lajnë sa më shpesh duart.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura Kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër kanë shënuar sërish rritje gjatë vitit 2024, ndërsa vajzat dhe... -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër











