Lajme
OBSH raporton për nivel të lartë të transmetimit të Covid-19 në Evropë
Niveli i transmetimit të COVID-19 është alarmant në Evropë, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) që u shpreh e shqetësuar për lehtësimin e karantinës së vendosur ose të parashikuar në disa vende, përfshirë dhe Francën.
Drejtori i degës së Europës të OBSH-së, Hans Kluge, deklaroi se shifrat e shtatorit duhet të shërbejnë si alarm për të gjithë ne në mbarë Europën, ku numri i rasteve të reja është tashmë më i lartë se ai i regjistruar në mars dhe në prill.
OBSH e ka përjashtuar gjithashtu shkurtimin e rekomandimit të saj për një karantinë 14-ditore për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me virusin.
Përgjegjësja për situatën emergjente në OBSh për Evropë, Catherine Smallwood, tha se rekomandimi 14-ditor i karantinës bazohej në kuptimin e periudhës së inkubacionit dhe transmetimit të sëmundjes. “Ne vetëm do ta rishikonim atë bazuar në një ndryshim në kuptimin tonë të shkencës, që nuk nuk është rasti deri më tani”, ka thënë ajo, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













