Lajme
OBSH: Vaksinimi i fëmijëve nën nivelin e para pandemisë
Vitin e kaluar, normat globale të vaksinimit të fëmijëve mbetën nën nivelet e para pandemisë, raportoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), duke ngritur shqetësime te ekspertët.
Në vitin 2023, 84% e fëmijëve në mbarë botën u vaksinuan plotësisht kundër difterisë, tetanozit dhe kollës së mirë – një vaksinim i trefishtë i konsideruar si një tregues kryesor i shkallës së vaksinimit të fëmijëve.
“Shifra përfaqëson një rënie të lehtë në krahasim me nivelet e para pandemisë të regjistruara në vitin 2019”, sipas raportit.
“Numri i fëmijëve pa një dozë të vetme të vaksinimit të trefishtë u rrit në 14,5 milionë vitin e kaluar, nga 12,8 milionë para fillimit të pandemisë”, tha organizata.
Gjatë pandemisë së Covid-19, shumë vende pësuan vonesa dhe ndërprerje në programet e tyre të vaksinimit
“Në disa vende, numri i skeptikëve ndaj vaksinave është rritur pas pandemisë”, tha ekspertja e OBSH-së Katherine O’Brien.
“Ky zhvillim po rezulton në vdekjen e fëmijëve”, shtoi ajo.
O’Brien tha se skepticizmi rreth vaksinimit në vendet më të pasura prek edhe rajone të tjera, për shembull, kur njerëzit me prejardhje migrimi me bazë në Evropë përhapin dezinformata në vendet e tyre.
Eksperti i UNICEF-it, Ephrem Lemango vuri në dukje se në vendet me të ardhura të ulëta, mungesa e besimit në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe aksesi i kufizuar në vaksina pengojnë gjithashtu progresin në vaksinim.
Sipas OBSH-së dhe UNICEF-it, konfliktet e armatosura janë një tjetër pengesë, ku më shumë se gjysma e të gjithë fëmijëve të pavaksinuar jetojnë në vende të karakterizuara nga paqëndrueshmëria, dhuna dhe cenueshmëria.
Të dy organizatat thanë gjithashtu se më shumë se 100 vende janë prekur nga shpërthimet e fruthit – në pesë vitet e fundit.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant













