Lajme
OEK: Të mos importohen produktet me mbishkrimin ‘Kosovo/UNMIK’
"Importi i produkteve të cilat përmbajnë këtë mbishkrim është i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës"
Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari Lila, ka deklaruar se në Kosovë nuk do të lejohet importi i produkteve me mbishkrimet “Kosovo-UNMIK”, por vetëm Kosovë. Ajo ka paralajmëruar se inspektorati i tregut do të fillojë kontrollin në pjesën e dytë të prillit, dhe se do të konfiskojë produktet me mbishkrime të tilla.
Ndërkohë Oda Ekonomike e Kosovës, ka apeluar te kompanitë importuese të Kosovës, të mos importojnë të produkte me mbishkrimin ‘Kosovo/UNMIK’.
“Këto provokime nuk janë të kufizuara vetëm në ato politike por tentojnë me çdo kusht të prekin edhe sferën ekonomike dhe atë nëpërmjet eksporteve serbe në Kosovë”, thuhet në një njoftim të OEK-ut.
”Kohët e fundit, Doganat e Kosovës dhe institucionet tjera të Republikës së Kosovës janë duke raportuar importin e një lloji të caktuar të produkteve nga Serbia, në ambalazhin e të cilave shënimi për vendin e destinacionit dhe përfaqësimit shënohet me “ Kosovo/ UNMIK “. Importi i produkteve të cilat përmbajnë këtë mbishkrim është i papranueshëm dhe në kundërshtim me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
OEK-u apelon te të gjithë përfaqësuesit kosovarë të kompanive serbe që importojnë nga Serbia të mos pranojnë veprime të tilla të kundërligjshme në rastet e importit të produkteve me ambalazhin “Kosovo /UNMIK”.
Praktika të tilla, sipas OEK-ut, janë kundër interesave të bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe kundër promovimit të vlerave të shtetësisë së Kosovës në këto momente mjaft sfiduese me të cilat po ballafaqohet Kosova.
E-Diaspora
-
Jeton Hoxha, shqiptari më i votuar në Renens, rizgjidhet në Asamblenë Komunale Ai është renditur gjithashtu ndër kandidatët më të votuar të Partisë Socialiste në këtë komunë... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Gjermani
Dy shtetas nga Kosovë arrestohen në kufi me veturë të vjedhur në Gjermani dhe armë zjarri -
Arrestohet një i kërkuar nga Italia, ishte dënuar për vjedhje dhe emigracion të paligjshëm -
Paris
Diaspora në Paris hap klasë për mësimin e gjuhës shqipe
Jeta në Zvicër
-
6 lajmet kryesore të javës në Zvicër Këto janë disa nga zhvillimet më të rëndësishme që kanë shënuar javën në Zvicër... -
Turizmi zviceran në rrezik -
Normalizohen shitjet e biçikletave në Zvicër -
Pranvera po fillon gjithnjë e më herët në Zvicër -
Zvicra kërkon afrimin me Bashkimin Evropian dhe më pak varësi nga SHBA











