Maqedonia

Ohri, i plotë në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s

Ministria e Kulturës në Maqedoni ka bërë të ditur që Ohri i përket trashëgimisë së mbarë botës

Ministria e Kulturës në Maqedoni, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se Ohri tashmë është i plotë në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s.

Të plotë e gjeni njoftimin më poshtë:

 

Komunikim nga Ministria e Kulturës.
Ndajmë me gëzim dhe krenari një lajm të mirë!
Pas një pune shumëvjeçare, më në fund “trupi” i Ohrit është i plotë në Listën e Pasurive Botërore të UNESCO-s. Sot, Komiteti i Trashëgimisë Botërore, i cili po zhvillon sesionin e tij të 43-të në Baku, Azerbajxhan, miratoi zgjerimin e pronës: “Trashëgimia natyrore dhe kulturore e rajonit të Ohrit”. Tanimë edhe pjesa shqiptare i përket trashëgimisë së mbarë botës.
#Punë çdo Ditë
#Mbrojmë Trashëgiminë Kulturore