Lajme
OKB: Borxhi publik botëror arrin rekordin e 92 trilionë dollarëve
Borxhi publik botëror është rritur në një rekord prej 92 trilionë dollarësh, pasi qeveritë morën hua për të luftuar krizat, siç ishte pandemia COVID-19.
Organizata e Kombeve të Bashkuara në një raport thekson se ky borxh është rritur më shumë se pesë herë në dy dekadat e fundit.
“Tregjet mund të duken se nuk po vuajnë ende. Por, njerëzit po vuajnë”, u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Sipas tij, disa nga vendet më të varfra në botë po detyrohen të zgjedhin midis shërbimit të borxhit të tyre ose shërbimit të popullit të tyre.
Vendet në zhvillim i detyrohen pothuajse 30 për qind të borxhit, prej të cilit 70 për qind përfaqësohet nga Kina, India dhe Brazili./Reuters
E-Diaspora
-
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld Në predikimin e tij, don Marjan Demaj theksoi rëndësinë e Ngjalljes së Krishtit si burim shprese... -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Zvicër
-
Posta zvicerane synon të diversifikojë të ardhurat për të kompensuar humbjet Drejtori i Përgjithshëm i Postës Zvicerane, Pascal Grieder, dëshiron që degëzimi financiar i grupit, Postfinance, të... -
Reklamë e rreme në Booking.com: Familja nga Zvicra humb 5,000 franga -
Besim dhe kostume kombëtare, si u festuan Pashkët në Misionin e Luzernit -
Ushtria zvicerane hap dyert për ish-ushtarët për shkak të mungesës së personelit -
Gjeneva zhvendos qendrën e konsumimit të drogës në Montbrillant












