Lajme
OKB voton pro rezolutës për armëpushim në Gaza
Ka pëfunduar votimi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në lidhje me një rezolutë të menjëhershme të armëpushimit Izrael-Palestinë, raporton Skynews.
153 anëtarë kanë votuar për, 10 kundër dhe 23 kanë abstenuar.
Rezoluta kërkon lirimin pa kushte të të gjithë pengjeve dhe që të dyja palët të respektojnë ligjin ndërkombëtar, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve.
Kjo vjen pasi Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një lëvizjeje të tillë në Këshillin e Sigurimit të premten.
Ndryshe nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit, rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme nuk janë ligjërisht të detyrueshme – dhe nuk ka të drejtë vetoje, vetëm një shumicë e thjeshtë kërkohet që ajo të kalojë.
Rezolutat si kjo kanë peshë politike dhe pasqyrojnë pikëpamje globale.
Çfarë kërkon rezoluta?
Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Dennis Francis, hapi mbrëmjen me disa komente që përshkruan rezolutën.
“Ne kemi një prioritet të vetëm – vetëm një – për të shpëtuar jetë”, tha ai.
“Ndaloni këtë dhunë tani”, shtoi ai.
Pikat kryesore të rezolutës përfshijnë:
Thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar;
Kërkesë që të gjitha palët të respektojnë detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar – veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e civilëve;
Kërkesë për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve, si dhe sigurimin e qasjes humanitare.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool










