Kosova
Opozita debaton për përgjimet Kusari-Radoiçiq, thotë se prapa tyre qëndron Kurti
Në Kuvendin e Kosovës pati debat parlamentar për komunikimet e kryetares së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, përcjell albinfo.ch.
Debati po zhvillohet pa pushtetin, vetëm me partitë opozitare të pranishme.
Përfaqësues të opozitës kanë thënë se prapa “marrëveshjes së fshehtë” mes Kusari-Lilës e Radoiqiqit qëndron kryeministri Albin Kurti.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që t’i hetojë përgjimet e publikuara.
Në emër të LDK-së, deputeti Anton Quni, ka thënë se “nuk e di se si kryeministri Kurti e ka detyruar Kusari-Lilën që të bëjë marrëveshje të fshehtë me terroristin Milan Radoiçiq.
Ndërsa kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se Milan Radoiçiqi, është kthyer në Kosovë me ardhjen e Albin Kurtit kryeministër. Ai ka shtuar se Radoiçiq u kthye në faktor marrëveshjesh gjatë qeverisjes Kurti.
Tahiri: BIA përmes Radoiçiqit, me ndikim te LVV-ja, na kanë përcaktuar vendimmarrjen në Kuvend
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka bërë thirrje Prokurorit të Shtetit që të nisë hetim mbi përgjimet e publikuara nga media në Kosovë ku supozohet se Kusari-Lila komunikon me kriminelin Milan Radoiçiq.
“Është fatkeqësi e madhe ta shohësh këtë kuvend dhe një shumicë prej 50 për qind qe i ka fitu zgjedhjet të mos vijnë këtu të ballafaqohen me të vërtetën. Kusari dje pati aludime që do të nxirren pamjet nga përurimi i shtëpisë së Radoiçiqit i bëra thirrje dje i bëj edhe sot t’i publikojë kush janë ata njerëz. Radoiçiqi nuk është thjeshtë një kriminel ordiner, është një person që e ka mbështetjen e madhe të Aleksandër Vuçiq. Kemi mbërritë me një pikë ku BIA serbe, shërbimet serbe përmes Radoiçiqit me ndikim te Lëvizja Vetëvendosje na e kanë përcaktuar vendimmarrjen në Kuvend. Cilat janë çështjet e përbashkëta që këta i kanë shtruar. Edhe më të rëndë e bën fakti që nuk kemi evidencë të votimeve çka kemi votuar në këtë Kuvend. Nuk kemi rekord të votimeve që janë shtyrë prej këtyre akterëve. Ne e dimë që Radoiçiqi na e ka përcaktuar pagën minimale me Mimoza Kusari Lilën. E dimë që Radoiçiq bashkë me LVV i kanë lënë bashkë kategoritë më të ndjeshme të vendit tonë. Milan Radoiçiqi me Mimoza Kusarin e kanë pasur një kandidat të përbashkët. Unë i kërkoj sot prokurorit të shtetit të ketë hetim penal mbi këtë çështje sepse është cenuar siguria kombëtare”, ka thënë ai.
Quni – Kusarit: S’e di si ju ka detyruar Kurti të bëni marrëveshje me krijesën e inteligjencës se Serbisë
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), deputeti Anton Quni, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai e ka detyruar Kusari-Lilën që të bëjë marrëveshje të fshehtë me terroristin Milan Radoiçiq.
“Fajtor është kryeministri juaj Albin Kurti. Nuk e di si ju ka detyruar të bëni marrëveshje të fshehtë me krijesën e inteligjencës se Serbisë”, ka theksuar Quni.
Duke iu referuar shefes së deputetëve të pushtetit Kusari-Lila, ka thënë se nuk mund ta besojë që ajo është përkulur te varri i policit të vrarë në Bansjkë Afrim Bunjaku, duke e ditur se ai është vrarë nga dikush me të cilën ka bërë marrëveshje të fshehtë.
“Përkundër asaj që nuk i kemi prezentë deputetët e LVV-së dhe kabinetin qeveritar do t’u drejtohem në mënyrën nëse virtualisht po e përcjellin këtë seancë. Nuk mund të imagjinoj se si një deputet te varri i heroit Afrim Bunjaku përkulet, vendos lule e përlotet duke e ditur se ai është i vrarë nga njeriu me të cilin t’i kohë më parë ke bërë marrëveshje të fshehtë”, është shprehur Quni.
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se dakordimi me Radoiçiqin është tradhti.
“Jeni koordinuar me një terrorist këtu përfundon tregimi. Siç thotë populli jeni zënë me pelë për dore. Keni frikën se zonja në fjalë do ta tregojë gjithë të vërtetën për këto tregime prandaj Albini nuk iu len as juve as atë të distancoheni. Kërkoj hetim të pavarur të zbardhen motivet dhe pasojat e këtyre bisedave. Dhe të ketë përgjegjësi politike dhe morale”.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se përgjimet e Mimoza Kusarit me Milan Radoiçiqin po mundohen të relativizohen, por se sipas saj, biseda me një terrorist përbën vepër penale. Ajo ka shtuar se duhet hetim për të kuptuar se çfarë kosto ka pasur Kosova si rezultat i koordinimit me Radoiçiqin.
“Duhet ta kemi një gjë të qartë që këto përgjime po mundohen të relativizohen kinse po fabrikohen nga opozita, por atë që e kemi sot të qartë është që shefja e GP të LVV koordinohet me kryeterroristin Milan Radoiçiq. Tani vetëm biseda telefonike me një terrorist përbën vepër penale në vete. Do të ishte e natyrshme të koordinohet më një deputet qofte edhe të Listës Serbe sepse janë kategori kushtetuese dhe koordinimi nuk do të përbënte ndonjë vepër përpos patriotizmit. Zonja Kusari kur bisedon me Radoiçiqin bisedon me telefonin e Simiqit. Pse e bën këtë sepse është e ndaluar një zyrtar i qeverisë të bisedojë më kryekriminelin. Aty dëgjohet tu i thënë na duhen votat dhe ai i thotë do t’i keni por kam kërkesa për shefin. Kjo duhet të hetohet duhet të shihet cilat kanë qenë kërkesat e Radoiçiqit për shefin e Mimoza Kusarit, Albin Kurtin. Ne sot kërkojmë hetim, ne na duhet të dimë cila është kostoja që Republika jonë e katandisur si mos më keq, cila është kostoja që Republika jonë e ka paguar si rezultat i këtij koordinimi me Radoiçiq. Derisa Serbia edhe pas sulmit terrorist në Banjskë ka nënshkruar vonë marrëveshje për blerje të avionëve luftarakë, kush e solli këtë mundësi, këtë situatë që krahas kësaj Kosova të jetë nën masa ndëshkuese të BE-së”.
Haradinaj për Radoiçiqin: U ringjall me ardhjen e Albin Kurtit kryeministër
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Milan Radoiçiqi është kthyer në Kosovë me ardhjen e Albin Kurtit kryeministër. Ka shtuar se ai u kthye në faktor marrëveshjesh gjatë qeverisjes Kurti.
“Radoiçiqi është i ndjekur nga drejtësia e Kosovës me 2018. U bastis banesa e tij në veri të Mitrovicës. Që atëherë e ka lëshuar Kosovën. Në atë kohë ishte nënkryetar i Listës Serbe. Që atë kohë Haradinaj si kryeministër, si deputet, si kryetar i AAK nuk ka komunikim me atë njeri. Kush ka të dhëna e lus qiteni publikisht sot e kur të doni. Një njeri i ikur nga Kosova me pamundësi të kthehet më ka na u ringjall me ardhjen e Albin Kurtit kryeministër. Ka mbërritur të bëhet faktor me ardhjen e LVV në pushtet dhe te Kurtit. Gjate kohës së qeverisjes së Kurtit, pos banesës që e kishte në veri ai ndërtoi një vilë të madhe të bukur në breg të liqenit dhe jo vetëm kaq por arriti të lidhë marrëveshje me Albin Kurtin. Me 2018 i ndjekur nga qeveria Haradinaj, tani Radoiçiq u kthy në faktor të marrëveshjeve me Kurtin”, ka thënë ai.
Haradinaj është shprehur se VV-ja është bërë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK-së, ndërsa Kurtit i ka thënë se është spiun i Serbisë.
Ai ka shtuar se Kusari-Lila duhet të shkarkohet.
“Kam qenë në këtë seancë s’kam mund me ju besu syve të mi, hera e vetme që i kam pa një parti shqiptare dhe një serbe të bashkohen kundër veteranëve të UÇK. Ne po i gjuhemi në qafë Kusari lilës me të drejtë se është zbatuese por mos të harrojmë që është vartëse e Albin Kurtit. Kurti është spiun i Serbisë. Nëse më 2018 paska qenë gabim te takohet Radoiçiq i pandjekur nga drejtësia e i papërfshirë në listë të zezë të SHBA, çka është komunikimi me të pas aktakuzës. A ka akt më të rëndë të tradhtisë me u bë bashkë me Listën Serbe kundër UÇK. Ky po lanë borxh. Është i nxënë prej tyre, është spiun i tyre. Më mirë do të ishte të vinte të fliste këtu mos t’ia linte barrën Kusarit. Ne na jepet fotoja e Sveçlës në veri për aso u tregon Rashit Qalaj kur i kanë bastis kur i kanë sjellë gjysmë zhveshur në Prishtinë.. Albin Kurti po na jep fotografi të Sveçles duke bërë shoëbiz në veri. Të gjithë do të jemi bashkëfajtorë nëse se marrim vesh në kohë. E mbështesim shkarkimin e saj po mendojmë që llogari duhet të japë shefi i saj Albin Kurti”.
E-Diaspora
-
AAK themelon degën në Berlin Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka formuar degën e saj në Berlin të Gjermanisë. Kryetar i...
-
Mbi 13 mijë votues të regjistruar nga diaspora
-
Kurti takon sot mërgatën në Oslo
-
Pas Tiranës, Saimir Pirgu në Prishtinë
-
“Netët e filmit shqiptar” në 80-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë, në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Gjykata Federale vendos për votimin për moshën e pensionit të grave Më 12 dhjetor, Gjykata Federale do të vendosë për një votim të ri të mundshëm për...
-
Studimi: Të rinjtë e Valais pinë më së shumti alkool
-
Shumë fëmijë nuk kishin mësime noti në shkollë, zbulon studimi
-
Numri i forcave të armatosura zvicerane tejkalon kufirin e specifikuar
-
Nga viti 2026, trena direkt nga Cyrihu në Firence dhe Livorno