Shqipëria
Opozita nuk voton për aeroportin e Vlorës, reagon Rama
Opozita në Shqipëri në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ka votuar kundër ndërtimit të aeroportit të Vlorës, i cili do të hapë vende pune dhe do të ketë impakt në ekonomi. Kjo ka nxitur reagimin e Kryeministri Edi Rama.
Ai ka thënë se çka ka opozita që është kundër këtij projekti. “Po me aeroportin e Vlorës, çfarë kanë që votojnë kundër? 100 milionë euro investim, 1000 të punësuar të përhershëm, super impakt ekonomik! Jo, duan çizme”, shkruan Rama.
Ndërsa ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri, shprehet se aeroporti i Vlorës do të jetë financim privat që do të sjellë një potencial të madh zhvillimi dhe punësimi jo vetëm për Vlorën, por edhe për qytetin e Fierit.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e miratoi vetëm me votat e pozitës projekt ligjin që autorizon qeverinë për të negociuar një kontratë koncesionare për ndërtimin e një aeroporti të ri ndërkombëtar në Vlorë.
E-Diaspora
-
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar "5 vjeçari Tian Rahimi u zhduk në lumin Reuss pas një aksidenti me varkë dhe ende... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Kalimtari shpëton qenin nga makina e mbinxehur – raportohet pronari i qenit Hetimet zbuluan se një 17-vjeçar e kishte lënë qenin brenda. Ai do të raportohet në zyrën... -
Policia gjermane me hollësi mbi aksidentin ku humbën jetën dy vajza kosovare -
Zyrtarja e migracionit në Basel-Land dënohet për keqtrajtim të të huajve -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar -
Nga e premtja: Aeroporti i Cyrihut lehtëson rregullat për lëngjet në bagazhet e dorës












