Kosova
Organizata terroriste “Brigada e Veriut” kërcënon me jetë Albin Kurtin
Më 29 qershor 2023 organizata “Severna brigada” është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës. Ajo kishte kërcënur Kurtin edhe në vitin 2025
Kryeministri në detyrë Albin Kurti është kërcënuar sot me jetë nga organizata e shpallur terroriste “Brigada e Veriut” (“Severna brigada”).
Gjatë ditës së premte, më 08.05.2026, kjo organizatë ka publikuar në rrjetet sociale një postim kërcënues ndaj Kurtit.“Sa të lindë agimi mbi Kosovë, Albin Kurti do të jetë i vdekur”- thuhet në mesazhin drejtuar kryeministrit në detyrë.
I pyetur lidhur me këtë mesazh, kryeministri Kurti është shprehur se këto kërcënime janë dëshmi e re se është një organizatë terroriste dhe nuk ka vend në Republikën e Kosovës. “Ne i kemi shpallur ata organizatë terroriste më 29 qershor të vitit 2023 dhe këto kërcënime që i bëjnë ata janë veçse dëshmia më e re që janë ashtu siç i kemi shpallur dhe se nuk kanë vend në Republikën e Kosovës.
Të gjithë pjesëtarët e të ashtuquajturave ‘Brigadë veriore’ janë kriminelë, janë terroristë, të cilët kanë bërë zullum në Kosovë në të kaluarën, por koha e tyre në Republikën tonë ka kaluar. Fatkeqësisht, ata janë të lirë dhe vazhdojnë që të kenë ndikim në Beograd” – tha Kurti për media.
Një postim i njëjtë me mesazhe kërcënues ndaj Kurtit nga kjo organizatë është bërë në vitin 2025.
Më 29 qershor 2023 organizata “Severna brigada” është shpallur organizatë terroriste nga Qeveria e Kosovës.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar Një grup burrash janë ndaluar përkohësisht, pasi roli i tyre është aktualisht i paqartë, njoftoi të... -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion” -
Fluturimi i SWISS devijohet për në Kazakistan, njëri nga pilotët kishte probleme shëndetësore -
Si dëshiron e djathta ekstreme e Zvicrës të kompensojë për më pak emigrantë













