Lajme
Organizatat “K” dhe “Societas Albania” organizojnë takim me ambasadorët shqiptarë në Vjenë
Takimi me ambasadorët do të mbahet 02.03. 2021 nga ora 18:00 në lokacionet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, shkruan albinfo.at

Për nder të 14-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe në kuadër të Javës së Kulturës Shqiptare në Austri, organizata “K“ dhe organizata studentore “Societas Albania” organizojnë aktivitetin “Kâ takim me Ambasadorët!”, raporton albinfo.at.
Ky projekt do të fillojë me ambasadorët shqiptarë në Austri; Roland Bimo, ambasador nga Republika e Shqipërisë, Lulzim Pllana, ambasador nga Republika e Kosovës, si dhe artistin e merituar, ambasadorin e kulturës shqiptare në Austri, balerini Eno Peçi.
Takimi me ambasadorët do të mbahet 02.03. 2021 nga ora 18:00 në lokacionet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë, shkruan albinfo.at.
Në njoftimin e postuar në faqen e organizatës “K” thuhet se ky aktivitet ka për qëllim të kuptuarit e rolit të ambasadorit të vendit dhe kulturës së vet; gjegjësisht, të kuptuarit e përgjegjësisë që secili nga ne bartim individualisht, duke qenë secili përfaqësues i kulturës shqiptare kudo që jetojmë, gjendemi apo veprojmë.
“Një mënyrë për të arritur këtë është duke komunikuar direkt dhe duke mësuar nga shembujt më të mirë që kemi, siç janë individë të ndryshëm, profesionistë, artistë, krijues, etj. të shumtë, të cilët me punën e angazhimin e tyre profesional, kanë dhënë shembullin më pozitiv të përfaqësimit të shteteve tona amë dhe të vlerave të larta të kulturës shqiptare kudo nëpër botë. Njohja me ta, me punën, angazhimin, sfidat e tyre si dhe shkëmbimi direkt i informatave dhe përvojave do të jetë inspirim dhe reflektim për të gjithë”, thuhet tutje në paralajmërimin e këtij aktiviteti.
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
E-Diaspora
-
Gratë shqiptare, investitore të dyqaneve kozmetike “Ella” Ajo që nuk e dijnë shumë klientë është se mbrapa këtyre sallonëve janë gratë, investitore, shqiptare. ...
-
Opinion
Lëreni Diasporën të sjellë Diasporën në Shqipëri, ashtu siç është, e papërlyer
-
Zvicër, marrëveshja ndërkufitare është zgjeruar pjesërisht
-
Mërgimtari humbi kontrollin, përplaset me pemën, dërgohet në spital me helikopter
-
Rritja ekonomike në Kosovë varet nga ardhja e diasporës
Jeta në Zvicër
-
Shkencëtarët e Bernës kanë zhvilluar një trajtim premtues me hidrogel për melanomën I aplikuar direkt në zonën ku ndodhet një tumor, një hidrogel i zhvilluar nga studiuesit në...
-
Cilat pjesë të Zvicrës kanë më shumë vende pune?
-
A po synohet anëtarësimi i Zvicrës në Bashkimin Evropian?
-
Zvicra regjistron rritje të numrit të makinave elektrike
-
Zvicër: Shteti duhet të vazhdojë të paguajë për testet e koronës