E-Diaspora
Orhan Mustafi nga GC në ligën e parë skoceze
Mustafi është dhënë si huazim i përkohshëm nga FC Grasshoppers dhe i është bashkuar skuadrës në stërvitjet e saj në Enschede të Holandës
Futbollisti shqiptar nga Zvicra, Orhan Mustafi ka braktisur skuadrën Grasshoppers të Cyrihut, për të kaluar në klubin skocez Ross County. Gjatë sezonit të fundit sulmuesi 23 vjeçar është angazhuar vetëm pesë herë në ndeshjet e GC, dhe asnjëherë gjatë tërë lojës.
Në Ross County, klub që bën gara në ligën më të lartë skoceze, Mustafi është dhënë si huazim i përkohshëm nga FC Grasshoppers. Ai tashmë i është bashkuar skuadrës në stërvitjet e saj në Enschede të Holandës.
Mustafi, shqiptar i lindur në Maqedoni, ka luajtur për kombëtaren U21 të Zvicrës. Ai është i lidhur me kontratë me skuadrën nga Cyrihu edhe për një vit.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













