Koronavirusi: çast pas çasti
Origjina e koronavirusit, amerikanët fillojnë hetimin
Çfarëdo gjetjeje e këtij hetimi ka mundësi të jetë politikisht shpërthyese
Fillimisht e hedhur poshtë nga ekspertët e shëndetësisë dhe zyrtarët qeveritarë, hipoteza se koronavirusi ka dalë aksidentalisht nga një laborator kinez, tani po merr vëmendje të re nga autoritetet amerikane, thotë Associated Press.
Ekspertët shprehen se hetimi 90-ditor, i kërkuar më 26 maj nga presidenti amerikan Joe Biden, do të shtyjë agjencitë e inteligjencës në Shtetet e Bashkuara që të mbledhin më shumë të dhëna perveçse të analizojnë ato që kanë. Disa ish-zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit, gjatë administratës së ish-presidentit Donald Trump, kishin kërkuar publikisht verifikime shtesë.
Një sërë shkencëtarësh, përfshirë Anthony Faucin, ende besojnë se origjina e virusit është nga natyra, dhe ai ka arritur të kapërcejë nga kafshët te njerëzit. Por tani do të shihen më me kujdes gjasat për një dalje të tij nga laboratori. Përgjigjja përfundimtare nuk pritet përpara 90 ditëve, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Një dokument që ka fituar vëmendje të re është nga DASH i publikuar në ditët e fundit të administratës Trump.
Në të theksohej se Shtetet e Bashkuara besojnë që tre hulumtues në Vuhan të Kinës kanë kërkuar trajtim mjekësor për sëmundje të frymëmarrjes në nëntor të vitit 2019. Shumë shkencëtarë besojnë se nuk ka mundësi që një hetim 90-ditor të japë përgjigje përfundimtare.
Çfarëdo gjetjeje e këtij hetimi ka mundësi të jetë politikisht shpërthyese, sidomos nëse do të ketë të dhëna që mbështesin apo hedhin poshtë ndonjërën teori.
E-Diaspora
-
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë Festimi i Pavarësisë së Kosovës organizohet në Lyon më 21 shkurt... -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor Këshilltari i qytetit nga FDP dhe kandidati për kryetar të Winterthurit, Stefan Fritschi, flet për integrimin,... -
Shumica e zvicranëve e përballojnë rritjen e kontributeve të sigurimit shëndetësor -
SBB do të heqë koshat e plehrave nga vendet e uljes deri në fund të vitit 2028 -
Zvicra intensifikon luftën kundër dhunës në familje -
Kriza në Policinë e Lozanës: Sindikata kërkon që Komuna të marrë përgjegjësitë











