Lajme
Orteku në Itali merr jetën e pesë alpinistëve
Një ortek në malet Dolomite të Italisë ka vrarë pesë alpinistë gjermanë, përfshirë një vajzë 17-vjeçare dhe babain e saj, sipas ekipeve të shpëtimit.
Ngjarja ndodhi të shtunën rreth orës 16:00, kur alpinistët po ngjiteshin në Cima Vertana në Alpet Ortler në grupe të ndara dhe u goditën nga një ortek i shpejtë dëbore, raporton BBC.
Sipas Shërbimit Alpin të Shpëtimit Italian (Soccorso Alpino e Speleologico), një grup prej tre personash u përfshi plotësisht nga orteku dhe të gjithë humbën jetën.
Ndërkohë, babai dhe vajza e tij u morën gjithashtu nga orteku, dhe trupat e tyre u gjetën të dielën. Dy alpinistë të tjerë që ndodheshin në një grup të tretë mbijetuan.
Operacioni i shpëtimit u nis menjëherë nga të mbijetuarit, duke paralajmëruar ekipet e emergjencës.
E-Diaspora
-
Vijon numërimi i votave të diasporës; pritet mbërritja e votave nga SHBA, Kanadaja dhe Australia Po numrohen votat nga diaspora, ende në pritje të atyre nga SHBA, Kanada dhe Australia... -
Kanada: Flutura emërohet Drejtore e Programeve në Artistè Foundation -
Dy të rinj shqiptar nënshkruajnë marrëveshje me gjigantin amerikan Ripple -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Erëza Suka pranë gjysmëfinales së “The Voice of Germany”
Jeta në Zvicër
-
Analiza e smzh: Marrëveshja tregtare me SHBA-të – forcim për eksportet, sfida për frangun Zvicra ka arritur një marrëveshje të rëndësishme tregtare me SHBA-të, përmes së cilës tarifat amerikane të... -
Dy automjete dhe një zyrë përfshihen nga flakët në Bazel, dyshohet zjarrvënie -
Ekonomia zvicerane mund të marrë frymë më lirishëm pas marrëveshjes me SHBA-n -
Familja e Steve Jobsit vinte nga Zvicra -
Planifikohet iniciativë për taksën e linjave ajrore












