Kosova
Osmani flet për BBC: Rusia po destabilizon Ballkanin përmes Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për mediumin britanik BBC ka thënë se Kosova kufizohet me një shtet që kontrollohet plotësisht nga Rusia.
Sipas saj, Kosova kurrë nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë në përshkallëzim apo dhunë. Derisa ka kërkuar vigjilencën e të gjithëve për të mos rënë pre e propagandës dhe dezinformatave serbo-ruse.
“Tensionet po përshkallëzohen. Megjithatë ka pasur përgatitje nga Serbia, e ndihmuar dhe nxitur nga Rusia për një kohë të gjatë, për të tentuar përshkallëzimin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti në dekadën e fundit që Vuçiq ka drejtuar Serbinë, por veçanërisht në muajt e fundit, ku ata vazhduan t’i mbështesin strukturat ilegale në veri të Kosovës, të cilat përbehen nga banda kriminale. Nëpërmjet tyre dhe duke i manipuluar, ata janë duke e mbajtur pakicën serbe që jeton në Kosovë peng të këtyre politikave të gabuara”, tha Osmani, transmeton Albinfo.ch.
“Kosova kurrë nuk ka kontribuar dhe nuk do të kontribuojë në përshkallëzim apo dhunë. Por, ne duhet të kuptojmë se jetojmë afër një fqinji që kontrollohet plotësisht nga Rusia. Ata po luftojnë mënyrën tonë demokratike të jetës, kjo është një luftë kundër vlerave me të cilat jetojmë çdo ditë, të cilat qëndrojnë në themelet e shtetit tonë të pavarur”, theksoi Osmani.
Veprimet e fundit në veri të Kosovës, sipas Osmanit, janë të krijuara nga Serbia për të shkaktuar tensione.
“Duhet pasur një qëndrim shumë të qartë ndaj Serbisë, e cila po luan në duart e Rusisë, dhe është vend që nuk ka miratuar sanksione. Serbia në fakt po bën marrëveshje armësh dhe gazi me Rusinë në një kohë kur pjesa tjetër e Evropës po miraton sanksione kundër Rusisë. Pra, akomodimi i tyre nuk është rruga e duhur përpara”, tha ajo për BBC.
Osmani po ashtu tha se do të dështojnë përpjekjet e Putinit dhe Rusisë për destabilizim të Ballkanit përmes Serbisë.
“Se ai do të dështojë, ai do të dështojë në Ukrainë dhe ai do të dështojë absolutisht në qëllimet e tij kur bëhet fjalë për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor përmes satelitit të tij, Serbisë. Dhe unë dua t’i siguroj të gjithë qytetarët tanë, veçanërisht qytetarët tanë serbë, se ne të gjithë po punojmë që të gjithë të ndihen të barabartë, të gjithë të ndihen të integruar në shoqërinë tonë, si dhe në institucionet tona. Askush nuk duhet të bie pre e propagandës ruse dhe serbe”, foli e para e shtetit të Kosovës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













