Lajme
Osmani inkurajon diasporën e Zvicrës për balotazh
Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani iu ka thënë mërgimtarëve në Zvicër, që të kthehen në Maqedoni në fund të javës së ardhshme për të votuar në zgjedhjet e balotazhit më 7 prill
Zgjedhjet e balotazhit në Maqedoni kanë riorganizuar kandidatët dhe partitë politike për të shtuar sa më shumë numrin e votuesve. Derisa zyrtarisht nuk ka filluar gara zgjedhore e balotazhit, kandidatët po e “gjurmojnë” diasporën, me idenë që t’i bindin mërgimtarët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 prillit.
Kryetari i RDK-së, Rufi Osmani me bashkëpunëtorët e tij është duke realizuar një vizitë në Zvicër, ku janë koncentruar numri më i madh i mërgimtarëve nga Maqedonia.
Sipas një kumtese lëshuar nga partia e tij, Osmani iu bërë thirrje mërgimtarëve që të vijnë në fund të javës së ardhshme për të votuar në zgjedhjet e balotazhit.
Një ditë më parë ai zhvilloi disa takime me bashkatdhetarë në kanton Turgau, Sant Galen dhe në vendbanime tjera. Ai u ka thënë mërgimtarëve se në rrethin e parë zgjedhur që u mbajtën më 24 mars, ka pasur shumë parregullsi, vjedhje e blerje votash nga partitë më të mëdha politike.
Madje ai shtroi si rrezik edhe mbivotimin e vullnetit të popullit shqiptar. Prandaj sipas Osmanit, kriminalizimin e vullnetit politik të popullit shqiptarë mundet ta ndal ardhja masovike e mërgimtarëve dhe votimi i tyre në vendlindje.
“Shumica e mërgimtarëve i shprehën përkrahje kryetarit Osmani dhe i premtuan se masovikisht do jenë për votime në rrethin e dytë zgjedhor më datë 7 prill 2013″, ka thënë Osmani.
Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) ka konfirmuar se në 28 komuna dhe qytetin e Shkupit, do të shkohet në balotazh. Në zgjedhjet lokale të 24 marsit, sipas këtij komisioni, janë zgjedhur që në raundin e parë 51 kryetarë të komunave.
Balotazh do të ketë edhe në komunat me kandidatë shqiptarë si në Tetovë, Gostivar, Strugë, Haraçinë, Bërvenicë, Vrapçishtë, Tearcë, Studeniçan, Resnjë, etj. Ndërsa partitë maqedonase balotazhin do ta zhvillojnë në Manastir, Kumanovë, Veles, Berovë, Butel, Koçan, Kavadarc, Dellçevë etj.
Kryetari RDK-së, Rufi Osmani zhvillon garën e balotazhit me kandidatin Nevzat Bejta të BDI-së. Në zgjedhjet e raundit të parë, dallimi i votave ndërmjet dy kandidatëve, ka qenë shumë i vogël, që dëshmon për një garë të fuqishme me 7 prill.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













