Lajme
Osmani, në mesin e 11 presidentëve botërorë që u takuan në Pallatin Perandorak në Tokio
U hapën zyrtarisht Lojërat Olimpike. Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden, u bashkua me personalitete dhe krerë të tjerë shtetesh nga e gjithë bota – përfshirë Princin Albert të Monakos – kur u takua me perandorin japonez Naruhito në Pallatin Perandorak në Tokio të premten, pak përpara ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Verore, përcjell albinfo.ch.
E maskuar për t’u mbrojtur nga COVID-19, Jil Biden, 70-vjeçe, përshëndeti mediat teksa hyri në pallat për takime, raporton “Yahoo”.
Në mesin e 11 mysafirëve në këtë takim ishin presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe presidentët e Armenisë, Francës dhe Polonisë.
Për Jill Bidenin kjo është solo-vizita e saj e parë që kur bashkëshorti i saj, Joe Biden, hyri në Shtëpinë e Bardhë.

Presidentja Osmani ka falënderuar Perandorin Naruhito për mikpritjen dhe për organizimin e Lojërave Olimpike, duke i uruar popullit japonez prosperitet dhe shëndet.
Gjatë pritjes së organizuar nga Perandori Naruhito, presidentja Osmani pati një bisedë të shkurtër edhe me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Zonjën e Parë të SHBA-së, Jill Biden, si dhe me përfaqësues të tjerë nga disa vende të botës.
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës në Cyrih: Informohuni për mënyrën dhe procedurat e votimit Konsullata e Kosovës në Cyrih njofton datën e votimit në diasporë... -
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit
Jeta në Zvicër
-
A është ky stacioni policor më i bukur në botë? Giacometti-Halle, shembull i artit mural monumental në stacionin policor të Cyrihut... -
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel












