Kosova
Osmani nuk pajtohet me Raportin e KE-së për vettingun
Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk pajtohet me Raportin e Komisionit Evropian për procesin e vetting-ut, ku thuhet se rivlerësim i plotë dhe i menjëhershëm i të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz, raporton Ekonomia Online.
Sipas Osmanit, kjo është e papranueshme, pasi që thotë se vettingu është i domosdoshëm dhe e vetmja mënyrë për t’i arritur synimet të cilat po i kërkon BE-ja.
“E konsideroj të nevojshme të ndalem në disa prej temave që kanë të bëjnë me procesin e vettingut, duke përfshirë edhe veriun. Si presidente nuk pajtohem fare me këtë konstatim, sepse mungesa e vettingut do të ishte serioz dhe jo kjo pjesë. Në këtë raport KE konsideron se procesi i vettingut do të duhej të ishte masa e fundit, dhe ky konstatim është i gabuar. Vettingu është i domosdoshëm dhe e vetmja mënyrë për t’i arritur ato synime që BE i ka paraqitur si kërkesa. Raportet e ndryshme kanë konstatuar ngecje në sistemin e drejtësisë, prandaj vettingu do të jetë instrument kyç për të nxjerrë në pah gjyqtarët e prokurorët. Kërkoj që ky proces të vazhdojë dhe të përshpejtohet dhe i inkurajoj të gjitha institucionet që të vazhdojnë këtë punë me prioritet”.
Ajo tha se në luftën ndaj krimit e korrupsionit nuk ka kompromis, derisa ka thënë se presin përkrahje të plotë nga BE-ja.
Edhe pse në raportin zgjedhor të BE-së është thënë që shkarkimi i Valdete Dakës ka qenë i jashtëligjshëm, Osmani për këtë është përgjigjur duke thënë se ka qenë në përputhje të plotë me ligjin dhe Kushtetutën.
Osmani tha se askush nuk mund ta kërcënojë për dërgim në Gjykatën Kushtetuese, pasi që tha se është e përkushtuar në pavarësinë e institucioneve të vendit.
“KE edhe këtë vit e konfirmon se situata në veri të vendit është sfidues për krimin e korrupsionin. Jam e kënaqur që zgjedhjet janë cilësuar si më të mirat dhe më të demokratike në rajon, e lumtur që vlerësimi me punën e KQZ është pozitive. Presidentja është autoriteti emërues dhe shkarkues i KQZ-së dhe ky vendim ka qenë në përputhje të plotë me ligjin e Kushtetutën”.
“Mua nuk mund të më zbraz askush me kërcënime në Gjykatën Kushtetuese dhe do të jem e pakompromis në pavarësinë e institucioneve në vend”./EO
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot












